Hapet për vetura një pjesë e sheshit “Xhorxh Bush”, Komuna thotë se është e përkohshme

Sot është hapur për qarkullim të veturave një pjesë e sheshit “Xhorxh Bush” në kryeqytet, përkatësisht vetëm pjesa e cila nga rruga “Eqrem Çabej” të çon deri tek hyrja kryesore e parkingut nëntokësor. Qytetarët shprehen të lumtur për vendimin gjersa të njëjtin thonë se hapja duhet të bëhet për të gjitha automjetet por nga komuna, thotë se kjo mbetet e përkohshme gjersa nuk përjashtojnë alternativa të tjera

Janë ndër veturat e para që po kalojnë në sheshin “Xhorxh Bush” për të hyrë në parkingun nëntokësor, pas një kohe që qarkullimi i automjeteve ishte ndaluar tërësisht në këtë pjesë.

E një veprim i tillë, ndonëse shumë nuk e dinin arsyen, u mirëprit.

“Ka bo mirë se duhet me hi e me dal, ka kufizu goxha mirë ua ka vizatu ata që nuk shohin. Unë mendojë se duhet të mbes e hapur se çka me bo me një hyrje, 700-800 kerre duhet t’hyjnë n’garazh”, tha Behxhet Jashari, banor i Prishtinës.

Nga Komuna, thonë se kjo erdhi si shkak i disa punimeve që pritet të nisin në parkingun “038”.

Megjithkëtë, për të mbërrijtur tek hyrja e parkingut, për qarkullim është hapur vetëm hyrja nga rruga “Eqrem Çabej”.

 “Punimet e parkingut “038” duhet të përfundohen para se ne të bllokojmë rrugën për shkak të punimeve që do fillojnë në “Xhorxh Bush”, duhet të jetë një dakordancë që punimet të mbarojnë atje para se me fillu punimet në “Xhorxh Bush” e unë mendoj që ne nuk mund të përgaditemi para qershorit. Kështu që së paku, deri në qershor do jetë i hapur”, tha Bekim Brestovci, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunë

Nga bisedat e televizionit me qytetarët, shumë kanë shprehur dëshirën që kjo pjesë të qëndronte e hapur. Por, nga Komuna thonë se në diskutime janë alternativa të tjera.

“Nuk ka qenë pjesë me të cilën jam marrë, ka qenë vendim i kryetarit. Unë e di që ka edhe disa alternativa të tjera të cilat janë bisedu që do zgjerohen tutje, si rruga nëntokësore që do ketë qasje deri në rrugën kryesore në parkingu 038 mirëpo janë çështje të hapura”, tha Brestovci.

E të një mendimi me komunën shprehen edhe njohës të komunikacionit.

 “Mbyllja e sheshit Xhorxh Bush nuk e rrezikon asnjë pjesëmarrës në komunikacion, vetëm sa e lehtëson qarkullimin e automjeteve në bazë të trajektores së lëvizjes qysh ëhtë edhe aktualisht. Kjo na tregon se çdo qytet duhet t’a ketë një shesh, e sidomos kryeqyteti”, tha Nol Dedaj, njohës i komunikacionit.

Fillimisht, autobusët dhe taksitë ishin të vetmet automjete të lejuara në këtë zonë ndërsa më pas, qarkullimi i automjeteve u ndalua plotësisht.

 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika