Hapet pika e re e “Shkollës Shqipe” në Langnau të Kantonit të Bernës

Një pikë e re i është shtuar “Shkollës Shqipe” në Langnau të Kantonit të Bernës në Zvicër. Sipas mësuesve Vaxhid Sejdiu dhe Lenora Zoto të cilët kanë qenë në hapjen e kësaj pike shkollore, klasa ku zhvillohej mësimi në gjuhën shqipe ishte shndërruar në “zgjua” bletësh”

Nxënësit e shkollës shqipe së bashku me mësuesen Leonora Zoto dhe koordinatorin e shkollës shqipe në Zvicër Dr. Vaxhid Sejdiun

“Shkolla Shqipe” në Zvicër jo vetëm që është një vlerë e shtuar në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare, por tani mund të themi se nën drejtimin e mësuesit Vaxhid Sejdiu, i cili arriti t`i bashkoj prindërit dhe mësuesit rreth shkollës shqipe është shndërruar në lider të organizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër, dhe shembulli më i mirë i punës dhe angazhimit të këtij organizimi në mbarë mërgatën shqiptare.

Të enjten, më datë 19 tetor 2022 mësuesja Leonora Zoto si dhe mësuesi Sejdiu kanë qenë në hapjen e pikës shkollore në gjuhën shqipe në Langnau të Kantonit të Bernës.

Klasa ku zhvillohej mësimi në gjuhën amtare sipas mësuesve ishte shëndërruar në “zgjua bletësh”.

Nxënës të cilët kishin ardhur në ditën e parë të mësimit sipas tyre, ishin mjaft të motivuar nga dëshira e madhe për ta mësuar sa më mirë gjuhën e nënës.

“Buzëqeshjet në fytyrat e tyre ishte diçka e veçantë dhe hyjnore. Fytyrat iu shndrisnin nga gëzimi. Ata edhe pse për nga mosha dallonin, të gjithë për një ditë po fillonin mësimin e gjuhës amtare”.

Nxënësit  e grupit të parë, të shkollës shqipe në Langnau, të Kantonit të Bernës

Sipas dy mësuesve nga “Shkolla Shqipe”, klasa ku gjithë ata nxënës mësonin të dallonin shkronjat e gjuhës shqipe, fjalët dhe gjërat elementare të saj dukej si një “zgjua bletësh”, ku secili mundohej të punonte më shumë apo të merrte me vete sa më shumë shkronja dhe fjalë nga gjuha amtare.

Një atmosferë mbresëlënëse, ku nxënësit Amelia, Ensari, Tara, Tuana, Amara, Aroni, Andi, Grita, Arjana, Alea, Riadi, Leona, Leonisi, Leo, Bleroni, Alina, Lediana, Eliana, Elisa, Lauresa, Diari, Edoniti, Ledioni e shumë të tjerë, të cilët me përkushtim mundoheshin të merrnin sa më shumë dituri nga orët e para mësimore.

“Shqiponjat” e shkollës shqipe në Langnau të lumtur, të gëzuar me rastin e fillimit të mësimit në gjuhën shqipe

Javëve të fundit prindërit së bashku me koordinatorin e “Shkollës shqipe” në Zvicër, Vaxhid Sejdiun pas disa konsultimeve dhe angazhimeve me prindërit e tjerë, së bashku edhe me mësuesen Leonora Zoton arritën suksesshëm t’i hapin dyert e shkollës shqipe me qëllim që fëmijët ta kenë sa më afër shkollën ku do të mësojnë në vazhdim gjuhën amtare.

Ajo që bie në sy sipas mësueseve ishte gatishmëria e prindërve për t’i dërguar fëmijët në shkollën shqipe, si dhe lumturia e tyre që fëmijët shkollën e kanë shumë afër dhe vetë mund të shkojnë në shkollë.

Pas mësimit, mësuesi dhe koordinatori i “Shkollës Shqipe” në Zvicër, Sejdiu së bashku me mësuesen Zoto i njoftuan prindërit për rregullat e shkollës, detyrat e përbashkëta me qëllim që pika shkollore të funksionoj sa më mirë.

Po ashtu, është bërë e ditur se në ditët në vazhdim do të vijnë edhe fëmijë të tjerë që të bëhen pjesë e kësaj shkolle, si dhe nga java e ardhshme mësimi fillon në dy grupe, në grupin e parë janë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë dhe në grupin e dytë nga klasa e katërt deri në klasën e gjashtë.

Kjo pikë shkollore ndonëse e vogël, edhe për nga numri i nxënësve edhe për nga madhësia e objektit që zë vend, në shumësinë e atyre shkollave që janë në Zvicër, është një univers i tërë për këtë fëmijë të vegjël, është një botë që ata presin të eksplorojnë dhe të zbulojnë gjëra të reja, e e gjithë kjo falë punës së palodhshme të shqipdashësve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika