Hapet Qendra për trajtimin e qenve endacakë në Prishtinë, Rama kërkon mbështetje edhe nga Qeveria

Perparim Rama

Sot është hapur Qendra për Trajtimin e Qenve Endacakë në Prishtinë, një projekt që synon të adresojë problemin e qenve në rrugë dhe të përmirësojë mirëqenien e tyre.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, theksoi se qendra do të luajë një rol të rëndësishëm në sigurinë e qytetarëve dhe ka një kapacitet për të strehuar deri në 350 qen.

Sipas Ramës, qendra është e pajisur me teknologji moderne dhe ka një staf të specializuar që përfshin një veterinar dhe dy teknikë veterinerë.

Qentë do të trajtohen falas gjatë gjithë jetës së tyre për ata që adoptohen dhe çdo pronar i qenit të adoptuar do të marrë 50 euro në muaj.

“Shumë shpejt do të fillojë bartja e qenve endacakë nga rrugët e kryeqytetit në këtë Qendër për trajtim, e më pas në pjesën e poshtme të Qendrës ku po finalizohet pjesa e strehimit për rreth 350 qen. Qentë do të mbahen në pjesën e strehimit deri në adoptimin e tyre. Siç është në dijeni opinioni, qentë të cilët adoptohen do të trajtohen falas në këtë Qendër për tërë jetëgjatësinë e tyre, si dhe pronarët do të marrin nga 50 euro në muaj për secilin qen të adoptuar nga kryeqyteti”, tha ai.

Rama bëri thirrje për mbështetje të mëtejshme nga Qeveria e Kosovës për të trajtuar problemin e qenve endacakë në nivel kombëtar dhe për t’i mbështetur komunat me resurse financiare dhe të tjera.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të bëjë prioritet trajtimin e problemit të qenve endacakë në nivel të Kosovës, duke mbështetur komunat me resurse financiare dhe të tjera. Pa një angazhim të tillë, problemi nuk mund të zgjidhet në nivel nacional”, tha ai.

Qendra per trajtimin e qenve endacak ne Prishtine

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika