Kur imagjinoni Mesdheun, para syve ju dalin brigjet gjarpëruese të mbushura me shkëmbinj dhe sigurisht, një det i jashtëzakonshëm, për të cilin nuk ka epitet që mund ta përshkruajë.
Nëse nuk i keni planifikuar ende pushimet verore, ju jeni ende në kohë për të bërë zgjedhjen e duhur. Plazhet fantastike të jugut të Shqipërisë janë perlat e Mesdheut që ju duhet patjetër t’i vizitoni.
E pikërisht për t’i parë këto vende të mrekullueshme është dikush që mendon për ju: Agjensioni turistik “Fibula”, që do të ju dërgojë edhe atje ku nuk e imagjinoni.
“Fibula”, e cila përveç që do të ju tregojë vendët mahnitëse, ju mundëson një udhëtim të rehatshëm dhe të paharrueshëm.
“Faleminderit që keni ardhur, edhe po i vizitojmë këto bukuri natyrore që i ka Shqipëria, kryesisht Vlora. Këtë vit, risi është që kemi hapur edhe zyrën në Shqipëri, është zyra në Tiranë. Qëllimi i zyrës është që të sjellim sa më shumë turistë nga regjioni në Shqipëri. Do të fillojmë prej “Fibula-ve”, që i kemi në regjion, pra prej Maqedonisë, Bosnjës, Rumunisë, zyrën që e kemi hapur vitin e kaluar në Zvicër, që të sjellim sa më shumë turistë dhe t’i vizitojmë këto bukuri”, ka thënë Shpëtim Turku nga Agjencia turistike “Fibula”.
Aventurat nuk pushojnë kurrë, madje edhe një hotel i shkëlqyer mund të sjellë një buzëqeshje në fytyrën tuaj.
Ekziston një i tillë. Me terracë të mrekullushme, ku sheh gjithë detin, shërbimi i nivelit të lartë, dhomat komode, dhe ajo pamje nga aty lart që sheh si panoramë, qytetin e bukur të Vlorës. Është kjo “Regina Group” që gjendët në zemër të Vlorës, e cila ka hapur edhe sezonin turistik.
“Për shumë vite, por edhe këtë vi, jam i bindur dhe shumë falënderues që kur jam në Vlorë, ndjehem si në Kosovë, dhe kur jam në Kosovë, ndjehem sikur në Vlorë. Pse duhet ardhur? E para është oferta, sepse çdo njeri kur shkon për pushime fillon nga oferta. Unë kam bashkëpuntorë shumë të mirë në Kosovë, siç është edhe agjensioni “Fibula” por, edhe shumë partnerë të tjerë, që bëjnë të pamundur që të dalin me oferta, duke filluar nga sot, ofertat e pranverës dhe ofertat e verës”, ka thënë Vasil Bedinaj- President i “Regina Group”.
Mes shumë miqsh, “Regina Group”, e cila posedon tre hotele luksoze në qytetin e bukur të Vlorës, në këtë hapje të sezonit turistik ka prezantuar edhe oferatat e favorshme për të gjithë turistët.
“Për javën që vjen, oferta shkon nga 20 deri në 25 euro, nëse vijnë në Vlorë. Ndërkaq në sezonën verore, çift apo edhe vetëm kushon 65 euro, që është më lirë sesa të hash një drekë në Prishtinë. Apo kur shkojmë ne nga Vlora në Prishtinë për pushime dimërore, na kushton më lirë me kalu një fundjavë në Prishtinë sesa të konsumojmë një drekë në restaurant”, ka thënë Bedinaj.
Madje i gjithë qarku i Vlorës ka menduar për një pushim sa më të mirë, për të gjithë turistët.
“Shpresojmë që ky vit, jo vetëm në qarkun e Vlorës, por në të gjithë Shqipërinë të jetë, jo vetëm turizëm patriotik, por të jetë turizëm mbarëshqiptar. Unë dua të theksoj për të gjithë partnerët e “Regina Group”, për të gjithë pjesën turistike shqiptare, që në këtë sezonë janë marrë të gjitha masat, për të përballuar me sukses këtë turizëm që ne e presim me padurim”, ka thënë Flamur Mamaj – Perfeti i qarkut të Vlorës.
Edhe zëvendës- ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Vilma Bello, u ka uruar të gjithëve një sezonë të mbarë, derisa tha se “Regina” mbetët promovuese e mirë e destinacioneve shqiptare.
“Unë do të uroja një sezonë të mbarë për të gjithë, të vazhdojmë të duam, jo vetëm thjesht Shqipërinë, por të vazhdojmë ta duam Vlorën, se ky destinacion kaq i bukur, kaq tërheqës edhe kaq miqësor me të gjithë. Urime, sezonë të mbarë, urime “Regina group” dhe festë të gëzuar’’ ka thënë Vilma Bello- Zv. ministre e turizmit dhe mjedisit.
Përveç pushimit, ajo çka mbetët në kujtesë, është përvoja e udhëtimit, rruga deri aty , që mbetët një ndër eksperiencat më të bukura. “Fibula” është ajo që ju mëson për vendet vërtet të paharrueshme që ndezin imagjinatën tuaj dhe kur udhëtimi juaj i radhës duket i paarritshëm.