Hapet tenderi për banim të përballueshëm, opozita kritikon Qeverinë Kurti: Tentativë për mashtrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi hapjen e tenderit për ndërtimin e objekteve të banimit të përballueshëm në katër komuna: Pejë, Gjilan, Podujevë dhe Istog. Sipas Kurtit, ky projekt, me një vlerë mbi 38 milionë euro, synon të lehtësojë qasjen në strehim për qytetarët me të ardhura të ulëta.

Projekti është prezantuar si një hap i rëndësishëm nga qeveria, por ka ngjallur kritika nga opozita.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, e cilësoi këtë projekt si një “farsë” dhe akuzoi qeverinë për mungesë rezultatesh konkrete gjatë mandatit katërvjeçar.

“Për katër vjet, nën qeverisjen e tyre, u shtrenjtua çdo produkt dhe kosto e jetesës u rrit. Mbi 250 mijë të rinjë e lanë Kosovën në kërkim të një jete më të mirë jashtë saj. Sonte, pas katër viteve premtim, Kryeministri po prezanton një tjetër “DOKUMENT”, se qysh kanë me i realizu banesat e përballueshme për çifte. Çfarë farse e dhimbshme. Për 48 muaj, nuk ishin në gjendje një urë 13 metra me ndërtu, e po ndërtojnë diçka më shumë”, ka shkruar Deliu-Kodra në Facebook.

Nga ana tjetër, Berat Rukiqi, anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e quajti njoftimin një “tentativë për mashtrim”.

“4 vjet asnje pune, asnje projekt

Tash, në tentative për mashtrim

1. Nisje te themelimit për themelim

2. Fillim procedurash për nisje te procedurave”, ka shkruar Rukiqi.

“Qe çka ka thënë dhe nuk u bë as pas 4 viteve”, ka shkruar Rukiqi teksa ka publikuar një video të Kurtit.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika