Hapet tenderi prej 38 milionë eurosh për rrugën Prishtinë-Podujevë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se ky dikaster ka hapur të hënën, tenderin për ndërtimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë. Vlera e projektit është 38 milionë euro

Ministri i Ifrastrukturës, Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se janë ndarë 38 milionë euro për përfundimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë.

Ai ka thënë se hapja e këtij tenderi vjen pasi ka përfunduar elaborati i shpronësimit dhe është bërë disponueshmëria e mjeteve nga Ministria e Financave.

“Tani pasi ka përfunduar elaborati i shpronësimit dhe që kemi marrë deklaratën për disponueshmërinë e mjeteve nga MFPT, sot është hapur afati për pranimin e tenderëve për ndërtimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Ministri Aliu shpreson që sa më shpejt të vijojë puna për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, e cila sipas tij, është një investim infrastrukturor me rëndësi madhore për të gjithë qytetarët e Kosovës, qarkullimin rrugor në përgjithësi, por dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika