Hapet thirrja për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 9 shkurtit

Foto ilustruese

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka nisur thirrjen për akreditimin e vëzhguesve që do të monitorojnë zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në njoftimin e saj, KQZ-ja ka ftuar për aplikim të gjitha subjektet politike, organizatat joqeveritare, qeveritare, ndërqeveritare dhe ndërkombëtare, përfaqësuesit e vendeve të huaja, si dhe mediat vendore e ndërkombëtare.

“Subjektet politike. Organizatat jo qeveritare, qeveritare, ndërqeveritare, ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja. Mediat vendore dhe ndërkombëtare

Të aplikojnë për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Afatet për aplikim: Subjektet politike: 30 dhjetor 2024 – 4 shkurt 2025. Organizatat joqeveritare, qeveritare, ndërqeveritare, ndërkombëtare dhe përfaqësues të vendeve të huaja: 30 dhjetor 2024 – 25 janar 2025. Mediat vendore dhe ndërkombëtare: 30 dhjetor 2024 – 4 shkurt 2025″, thuhet në njoftim e KQZ-së.

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika