Hapet thirrja për subvencionim të izolimit të shtëpive

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se është hapur thirrja për aplikime për investime në efiçiencë të shtëpive.

Rizvanolli ka njoftuar se kush aplikon i pari shërbehet i pari dhe se nga tash do të mund të aplikoni për përkrahje financiare deri në 5,500€.

“Përkrahja financiare deri në 5,500 euro për të: izoluar shtëpitë e çatitë tuaja dhe për zëvendësuar dritaret e dyert e jashtme”.

Për të kuptuar se a kualifikoheni, lexoni me kujdes thirrjen në: https://fkee-rks.net/thirrjet-publike/

Për të aplikuar klikoni në https://ekosova.rks-gov.net/.

Këto masa implementohen nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё, dhe përkrahen nga European Union in Kosovo.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika