Hapet thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçente për ngrohje

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se këtë të premte është hapur thirrja për aplikim të subvencionimit për pajisjet efiçente për ngrohje, për të cilën Qeveria ka ndarë 30 milionë euro

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për media të premten ka njoftuar lidhur me fazën e tretë të subvencionimit të pajisjeve të ngrohjes efikase.

Sipas saj, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Bashkimin Evropian ka ndarë 30 milionë euro, për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje.

Ministrja Rizvanolli ka bërë të ditur se faza e parë e kësaj mase është mbyllur më datë 17 shtator, me pranimin e 146 aplikimeve të para.

Megjithatë, ajo ka theksuar një rritje të jashtëzakonshme të interesit të qytetarëve për këtë masë, pasi në afat prej vetëm 35 ditëve, janë pranuar asgjë më pak se 3 mijë e 750 aplikime të reja, me një mesatare prej mbi 100 aplikime në ditë.

“Faza e parë e thirrjes për subvencionimin e sistemit diellor për ngrohjen e ujit është mbyllur më datë 17 shtator. Në këtë fazë, kemi pranuar gjithsej 146 aplikime, të cilat aktualisht janë në proces të trajtimit nga komisioni i Ministrisë për fazën e dytë. Në këto vetëm 35 ditë të para, kemi pranuar më shumë se 3 mijë e 750 aplikime të reja, me një mesatare prej mbi 100 aplikime në ditë. Kjo tregon një interes të lartë të qytetarëve për të investuar në pajisje efikase”, ka deklaruar ajo, raporton Dukagjini.

Ndërsa, të premten, Ministria ka lansuar fazën e tretë të thirrjes për subvencionim, e cila synon të subvencionojë investimet në pajisje ngrohëse efikase, përfshirë pompë termike, kondicionerë me efikasitet të lartë, stufa individuale me bio masë si druri dhe peleti.

“Këto investime konsiderohen kyçe për strategjinë e qeverisë për të rritur efikasitetin e energjisë në sektorin e banimit”, ka deklaruar ministrja Rizvanolli.

Aplikimi do të nisë nga sot (22 shtator) në platformën online të Qeverisë se Kosovës, E- Kosova dhe do të zgjasë deri më 25 nëntor 2023. Ata, të cilët i plotësojnë kriteret, do të përfitojnë një subvencion prej 45 për qind të kostos së investimit, e kufizuar në shumën prej 5.500 eurosh. Kurse, pajisjet që blihen para datës së shpalljes së thirrjes, sipas njoftimit, nuk do të subvencionohen.

Ministrja Rizvanolli ka theksuar se një pjesë e madhe e energjisë e konsumuar nga familjet shqiptare shpërndahet në ngrohje dhe ky program ndihmon në zvogëlimin e këtij konsumi.

“Sot, ne po lansojmë fazën e tretë të thirrjes për subvencionim, e cila synon të subvencionojë investimet në pajisje ngrohëse efikase, si pompë termike, kondicionerë me efikasitet të lartë, stufa individuale me bio masë si druri dhe peleti. Këto investime janë të rëndësishme për strategjinë tonë për të rritur efikasitetin e energjisë në sektorin e banimit. Shpërndarja e energjisë në ngrohje është një pjesë e rëndësishme e konsumit të energjisë nga familjet, dhe ky program ndihmon në zvogëlimin e kësaj konsumi. Gjithashtu, është një hap i rëndësishëm në përballjen me krizën energjetike, siç ka ndodhur vitin e kaluar dhe edhe këtë vit”, është shprehur ajo.

Për më tepër, sipas saj, kjo masë është një hap i rëndësishëm në përballjen me krizën energjetike, e cila është ndjerë këtë vit, si edhe në vitin e kaluar.

Rezultatet preliminare nga një mostër e aplikuesve të vitit të kaluar, siç ka bërë të ditur ministrja Rizvanolli, tregojnë se familjet që kanë investuar në pajisje efikase me ndihmën e subvencionit të Ministrisë së Ekonomisë kanë kursyer mesatarisht 40 për qind në faturat e tyre të energjisë elektrike.

Kjo, sipas saj, është një rezultat shumë i prekshëm dhe ka një ndikim pozitiv në buxhetin e qytetarëve, si dhe në buxhetin e shtetit.

“Ky është një rezultat shumë i prekshëm dhe tregon se ky program ka një ndikim pozitiv jo vetëm në buxhetin e qytetarëve, por edhe në buxhetin e shtetit, duke na ndihmuar të përballojmë më lehtë krizën energjetike. Prandaj, ju ftoj të gjithë qytetarët që edhe këtë vit të përfitojnë nga ky program i subvencionimit të financuar nga BE-ja”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika