Hapja e tregut energjetik, të gjitha bizneset duhet t’i dorëzojnë dëshmitë në KESCO

Vetëm edhe një ditë kohë u ka mbetur të gjithë konsumatorëve komercialë që të paraqesin në KESCO dokumentacionin nga ATK-ja, për të dëshmuar se u përkasin ose jo bizneseve që do të dalin në tregun e hapur të energjisë elektrike nga 1 Qershori. Duke parë se vetëm disa qindra nga rreth 100 mijë konsumatorë komercialë kanë paraqitur dokumentet, KESCO po shqyrton mundësinë e vazhdimit të afatit për një javë. ZRRE-ja, ndërkaq, nuk dha shenja për lëvizje

Të gjithë konsumatorët komercialë, pa dallim, kanë kohë vetëm deri më 21 Mars që t’i dëshmojnë KESCO-s se nuk i përkasin grupit të bizneseve që do të detyrohen të blejnë energji elektrike në tregun e hapur nga 1 Qershori.

Nëse konsumatorët komercialë, përshirë edhe ata me më pak se 50 punëtorë dhe më pak se 10 milionë euro qarkullim vjetor, nuk paraqesin dëshmitë brenda afatit të përcaktuar, mund të mbesin jashtë tarifave të rregulluara me automatizëm.

“Të gjitha bizneset duhet t’i sjellin dëshmitë edhe nëse i plotësojnë kriteret edhe nëse nuk i plotësojnë kriteret. Sepse nëse nuk i sjellin ne si kompani nuk mund ta dimë saktësisht se cila kompani ose biznes i ka përmbushë këto kritere”, ka thënë Margarita Rashiti, Zëdhënëse e KESCO-s.

Meqë deri tani, nga rreth 100 mijë konsumatorë komercialë, as një për qind nuk kanë dorëzuar dëshmitë – gjë të cilën mund ta bëjnë në mënyrë elektronike – KESCO-ja po sheh mundësitë për pak kohë shtesë.

“Jemi duke e shqyrtuar mundësinë që të shtyjmë afatin për një javë, por  akoma nuk ka diçka zyrtare. Varësisht se si do të vendoset, ne padyshim se do t’i njoftojmë konsumatorët. Por, ajo që është me rendësi është që edhe nëse shtyhet për një javë, do të jetë vetëm një javë, nuk do të ketë më lëvizje të tjera”, ka thënë Margarita Rashiti, Zëdhënëse e KESCO-s.

Sipas KESCO-s, përveçse obligim ligjor, liberalizimi i tregut do të mundësojë tarifa më të përballueshme për konsumatorët familjarë.

Edhe pse njoftoi se kanë “dëgjuar shqetësimet dhe sugjerimet e bizneseve me shumë kujdes dhe është angazhuar për të marrë parasysh interesat e palëve të përfshira”, ZRRE-ja nuk dha shpresë për lëvizje në qëndrim ose shtyrje të procesit.

“Duhet theksuar se ZRRE-ja është e detyruar të veprojë në përputhje me kërkesat e legjislacionit të përcaktuar, duke siguruar që procesi të jetë në përputhje të plotë me rregullat dhe normat ligjore në fuqi. Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se ZRRE-ja ka për detyrë të sigurojë një treg të hapur dhe konkurrues, dhe çdo veprim i marrë duhet të kontribuoj në mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tregut” – Zyra e Rregullatorit për Energji.

Në këto rrethana, 1 Qershori mbetet dita kur konsumatorët komercialë me më shumë se 50 punëtorë ose 10 milionë euro qarkullim vjetor, do të detyrohen të gjejnë furnizues në treg të hapur.

Shija e redaktorit

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Të fundit nga rubrika