Hapja e urës, Osmani: E pafalshme që miqtë të trajtohen me taktika sikur Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kritikuar institucionet ekzekutive për moskoordinim me siç ka thënë ‘miqtë e Kosovës’ për rastin e hapjes së urës mbi Ibër. Presidentja megjithëkëtë ka ripërsëritur qëndrimin se është kundër që kjo çështje të diskutohet në dialogun me Serbinë. SHBA-ja ndërkaq ka ndarë me Presidenten vlerësimet e sigurisë sa i përket hapjes së urës mbi Ibër që kanë të bëjnë me rrezikimin e jetës së ushtarëve amerikanë. Kështu, Osmani ka dhënë indikacione se KFOR-i mund të ndërhyje edhe ndaj Policisë së Kosovës po nuk u koordinuan për veprimet.

Presidentja Vjosa Osmani

Koordinim me aleatët ndërkombëtar, e shmangien e çdo konflikti me NATO-n, për hapjen e urës së Ibrit për qarkullim të veturave, ka kërkuar Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Nga Zyra e saj kanë konfirmuar ndërkaq se SHBA-ja ka ndarë me Presidenten vlerësimet e sigurisë sa i përket hapjes së urës mbi Ibër që kanë të bëjnë me rrezikimin e jetës së ushtarëve amerikanë.

Kështu, e para e shtetit ka lënë të kuptohet se KFOR-i mund të ndërhyjë edhe ndaj Policisë së Kosovës po nuk pati koordinim paraprakisht.

“Ura patjetër që duhet të hapet. Por ne duhet të sigurohemi që kur hapet, mbetet e hapur. E jo që kur hapet e nxitë një prezencë shumë më të madhe të NATO-s në të, a është në interes të Kosovës që ne të shohim konflikt mes Policisë sonë dhe ushtarit amerikan. Nuk besoj që ka shqiptarë në këtë tokë që pajtohet me një gjë të tillë… Ne nuk kemi arsye që të kemi konflikte me aleatët tanë. Ata na kanë shpëtuar,”, ka thënë Osmani.

Presidentja Osmani ka ripërsëritur qëndrimin se megjithëkëtë për çështjen e hapjes së urës nuk mund të diskutohet me Serbinë në dialog, siç po kërkohet po nga komunitetit ndërkombëtar sepse sipas saj, kjo është shkelje e sovranitetit të shtetit.

Një porosi ia ka dërguar edhe Qeverisë Kurti, që po insiston ta bëjë hapjen me gjithë kërkesat e SHBA-së se tani nuk është kohë e përshtatshme.

“E pafalshme…”, ka thënë Osmani.

Se qeveria e Kosovës duhet të dëgjojë thirrjet e partnerëve, e thotë edhe Visar Ymeri, nga Instituti Musine Kokalari, i cili shton se rreziku për mos heqje të masave ndaj Kosovës është i madh.

“Diplomatët perëndimor janë shumë më të ashpër në gjuhën e tyre, karshi sjelljes dhe gjuhës ndaj Kurtit sepse sipas tyre, qeveria kurti spo e merr parasysh një aspekt të rëndësishëm rrezikimin e ushtarëve të KFOR-it, sepse asnjë vend nuk dëshiron të rrezikojë ushtarët”, ka thënë Ymeri.

Ndërkohë, që analisti Afrim Kasolli, thotë se e gjithë kjo zhurmë e krijuar për hapjen e urës së Ibrit, është për poenë politik.

“Mbase qeveria e Kosovës është ngutur me këtë veprim, për arsye dhe kalkulimet e tyre politike sepse është dashur të ndiqet një strategji ndryshe që kjo çështje të diskutohet në mënyre diskrete me zyrtarë perëndimor dhe do të vinte deri tek hapja e urës së Ibrit pa zhurme dhe pa sensacion medial, Kosova edhe njëherë e ka vendosur me një pozicion kundërshtues vendin në raport me partenerët, ndihma e të cilëve është jetike”, ka thënës Kasolli.

Qeveria e Kosovës përmes kompanisë së kontraktuar tashmë ka përfunduar testet teknike të urës mbi lumin Ibër, e cila ka rezultuar stabile për qarkullim të automjeteve, dhe megjithëse nuk kanë dhënë një datë kanë thënë se do të njoftohet publiku për vendimin për hapje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika