“Hapja e urës së Ibrit e rrezikshme pa koordinim me aleatët” – Ish-ambasadori Cana kritikon qasjen e Kurtit

Ish-ambasadori, Edon Cana, ka kritikuar ashpër vendimin e kryeministrit Albin Kurti për hapjen e urës së Ibrit pa konsultim me aleatët, duke e quajtur atë një veprim të rrezikshëm, që mund të përkeqësojë situatën në veri dhe marrëdhëniet me aleatët

Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me përgatitjet për hapjen e urës së Ibrit, të cilat i konsideron si veprime të rrezikshme pa koordinim me aleatët ndërkombëtarë.

“Mendoj që këto deklarata i shërbejnë konsumit paraelektoral në raport me publikun. Hapja e urës pa një konsultim të ngushtë me partnerët tanë strategjikë do të përkeqësonte situatën jo vetëm në veri, por edhe në raport me aleatët tanë kryesorë”, ka thënë Cana në emisionin “FIVE”.

Ai ka theksuar se në një kohë kur kryeministri Kurti është nën sanksione nga BE-ja dhe ShBA-ja, ky veprim mund të çojë në tensione të reja, duke rrezikuar stabilitetin në vend.

“Kryeministri nuk po e njeh presionin ndërkombëtar,” ka shtuar Cana, duke vënë në dukje se mungesa e koordinimit mund të ketë pasoja serioze për Kosovën.

Ish-ambasadori Cana ka thënë se kryeministri Kurti vepron kryesisht me vendime populiste.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika