Haradinaj: 100 euro nuk e zgjidhin problemin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka cilësuar shumën prej 100 euro që Qeveria ka vendosur ta ndajë, për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit publik dhe atij privat, si të pamjaftueshme.

Sipas Haradinajt, kjo masë e ndërmarrë nga Qeveria nuk e zgjidhë asnjë problem dhe se shuma prej 100 eurosh është tejet e vogël.

“Qeveria e Kosovës, duhet të veproj si Qeveri e shtetit, qytetarët kanë nevoje edhe për një euro, por nuk zgjidhet asgjë me masa që zgjasin vetëm një muaj. Është shumë e vogël shuma prej 100 eurosh që Albin Kurti të fshihet pas paaftësisë së tij për të rishiku buxhetin që do të krijonte zgjidhje afatmesme të krizës financiare të qytetarëve”.

”Është e vogël kjo shumë që ai ta fsheh dështimin e tij për rritjen ekonomike dhe për rritjen e pagave të gjithëve në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Por, këtë masë që po e kundërshton tani, Haradinaj e kishte kërkuar para dy viteve më 6 prill 2020. Në atë kohë AAK-ja, përmes një konferenceje për media kishte kërkuar 100 euro ndihmë për secilin qytetarë të Kosovës.

Haradinaj, në konferencën e së martës, kërkoi nga Qeveria e Kosovës, që paga minimale të bëhet 370 euro, duke kërkuar kështu edhe miratimin e ligjit të pagave.

“Të punësuarit në Kosovë kanë nevojë për paga të dinjitetshme e të përhershme, dhe Qeveria e vendit duhet që urgjentisht t’i rrisë pagat për të gjitha kategoritë. Ne propozojmë që paga minimale të jetë 370 euro”.

”Pagat nuk kanë lëvizë nuk ka rritje të pagave me vite dhe çmimet janë rritë në vazhdimësi. Qeveria duhet që urgjentisht ta kalojë ligjin e pagave me rritje prej 33% të pagave dhe të gjitha skemave pensionale”, tha Haradinaj.

Kërkesë tjetër e tij ishte lejimi për tërheqjen e parave nga Trusti Pensional.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika