Haradinaj: AAK është e gatshme për zgjedhje, por nuk mendoj se janë zgjidhja

Në një intervistë për “FIVE” të RTV Dukagjini, Haradinaj ka deklaruar se nuk konsideron që zgjedhjet e reja në komunat veriore të vendit të jenë zgjidhje. Njëherit, lidhur me mocionin e mosbesimit, Haradinaj deklaroi se partitë opozitare duhet të jenë të qarta në qëndrimin e tyre

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ndonëse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mbetet e gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, të njëjtat nuk i konsideron të jenë zgjidhje.

Në një intervistë për “FIVE” të RTV Dukagjini, Haradinaj ka deklaruar se qëndrimet lidhur me situatën tanimë janë më se të qarta.

“Nuk mendoj se zgjidhja janë zgjedhjet, se jemi të gatshëm. Aleanca është e gatshme, por nuk mendoj se janë zgjidhje. Ne mund të flasim për zgjedhje, është e drejtë e jona politike, e qytetarëve…nëse e merr tweetin e Blinken dje, ai tweet është bukur urdhër, bukur serioz..pas atij Tweeti, po t’ishim një shtet qindmilionësh, po të na kishte thënë sekretari i Shtetit, ishim mbledh krejt e me diskutu se si po ia kthejmë për mirë. Unë nuk e kuptojë një pjesë të madhe të politikës së Kosovës me qenë kaq indiferentë…”, ka deklaruar ai.

Haradinaj kishte deklaruar para një seance plenare të Kuvendit të Kosovës se Kosova po i vuan gabimet e bëra nga Kurti dhe se zgjidhja e vetme është rrëzimi i qeverisë.

Lidhur me mocionin e mosbesimit, Haradinaj deklaroi se partitë opozitare duhet të jenë të qarta në qëndrimin e tyre.

“Së paku çka mund të bëjnë partitë opozitare në një situatë çfare jemi, është të deklarohen qartë se jemi për mocion. Pra, i kemi 40 nënshkrime, e iniciojmë mocionin, e kërkojmë mirëkuptimin dhe ndihmën e deputetëve që kanë shqetësim për situatën dhe ta ndajmë pra Kosovën në dy pjesë, Kosova e Kurtit, po edhe një tjetër që janë të shqetësuar dhe kërkojnë shkarkimin e tyre”, ka deklaruar ai.

Më 17 qershor të këtij viti, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kusht për zgjedhje të reja në komunat në veri të vendit duhet të jetë sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve lokalë në to.

Në një takim me korrespondentë politikë gjatë qëndrimit të saj në Berlin, Osmani tha se tashmë është kërkuar nga ndërkombëtarët që Serbia të mos ndërhyjë në zgjedhjet e një vendi tjetër.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika