Haradinaj: Aleanca nuk do ta votojë projektbuxhetin për vitin 2023

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj e ka cilësuar buxhetin e vitit 2023 sikurse ”buxheti i varfërimit” duke thënë se i njëjti nuk ka për të pasur votat e AAK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj





Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka cilësuar buxhetin e vitit 2023 sikurse ”buxheti i varfërimit” duke theksuar se për herë të parë në historinë e Kosovës, kemi të bëjmë me një buxhet më të vogël në krahasim me vitin paraprak. Për të njëjtin ka theksuar se nuk do të votohet nga AAK.

Përmes  një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se si pasojë e këtij buxheti, do të mbeten mangu një e katërta e investimeve kapitale. Krahas kësaj, ai ka theksuar se dështimi më i tmerrshëm ndonjëherë i ndonjë qeverie në Kosovë, është dështimi i qeverisë Kurti në investimet kapitale.

“Dështimi më i tmerrshëm ndonjëherë, i ndonjë qeverie në Kosovë, është pikërisht dështimi i qeverisë Kurti në investimet kapitale. Shuma e paraparë për investime kapitale, që kap shifrën 810 milionë, është në masë 90% vetëm bartje nga mosrealizimi i investimeve nga viti 2021 (rreth 200 milionë) dhe nga viti 2022 (rreth 500 milionë)”, ka deklaruar Haradinaj.

Krahas kësaj, Haradinaj ka thënë se buxheti i paraparë në kufijtë e shpenzimeve 3 miliardë e 212 milionë euro,sipas tij, është për një të katërtën më i vogël.

“Buxheti i paraparë në kufijt e shpenzimeve 3 miliardë e 212 milionë euro, nominalisht 10.8% më i madh sesa ai i vitit 2022, në fakt është për një të katërtën më i vogël. Nëse shumës së paraparë, ia zbresim 20% inflacion (sipas Bankës Botërore) dhe inflacionin prej 4.3% që qeveria e ka paraparë për vitin 2023, atëherë vlera reale e buxhetit bie në 2.5 miliardë, e që është 400 milionë euro më i vogël sesa buxheti i vitit 2022. Për të qenë më i qartë, qytetarët që marrin paga nga shteti, shërbyes civilë, pensionistë dhe të gjitha kategoritë e tjera, do të jenë për 25% më të varfër krahasuar me 2022, sepse me pagat e tyre do të blejnë 25% më pak mallra të konsumit”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai thotë se Qeveria Kurti është përkujdesur të goas edhe komunat ngase të njëjtat qeverisen nga partitë opozitare. Sipas tij, nga ky buxhet do të përfitojnë vetëm kategoria “mallra dhe shërbime”.

“Qeveria ka goditur edhe Arsimin, pasi që mësimdhënësit e arsimit parafillor, fillor dhe të mesëm, kosiderohen si të padëgjueshëm nga pushteti. Mësimdhënësit u dënuan nga qeveria me zvogëlim të fondit të pagave, konkretisht me 293 mijë euro më pak sesa në vitin 2022.  Ne vazhdimisht kemi insistuar në miratimin urgjent të Ligjit për Pagat, mes tjerash edhe për shkak të pabarazisë mes të punësuarve të nivelit lokal dhe qendror. Për një të punësuar në nivelin qendror, buxheti ndanë 870 euro bruto pagë mujore, ndërsa për të punësuarin në nivelin lokal në vlerë vetëm 540 euro bruto pagë mujore”, ka shkruar Haradinaj.

Ky i fundit ka thënë se të përmendrat e lartëcekura janë një pjesë e vogël e vërejtjeve që AAK ka për projektbuxhetin e vitit 2023 dhe për keqmenaxhimin e buxhetit të vitit 2022.

“Me qenë se ky projektbuxhet, i tillë çfarë është nuk ka kurëfarë parametrash për të ruajtur stabilitetin ekonomik apo për zhvillim, por paraqet një buxhet të mjerimit dhe varfërimit, dhe i njëjti nuk do të pësojë ndryshime të cilat do të propozohen edhe nga grupi ynë parlamentar, Aleanca nuk do ta votojë”, ka përfunduar Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e 17 nëntorit në Kuvendin e Kosovës ka thënë se viti i kaluar ishte më i suksesshmi në historinë e Kosovës sa u përket të hyrave dhe rritjeve ekonomike, kështu sipas tij duke mundësuar që Kosova të ketë konsolidim të financave publike.

Ai ka bërë të ditur se buxheti i vitit 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro, gjersa ka shtuar, “Përveç se më i larti ndonjëherë, dyfish më i lartë se buxheti që e patëm trashëguar në vitin 2021”.

“Të hyrat buxhetore do të arrijnë deri në 2 miliardë e 884 milionë euro, kemi ndarë 745 milionë euro në kategorinë paga dhe mëditje, 493 milionë euro mallra dhe shërbime, 1 miliard e 98 milionë euro subvencione e transfere, 811 milionë euro shpenzime kapitale”, ka thënë Kurti.

Kurti shpalos projektbuxhetin për vitin 2023: Dyfish më i lartë se buxheti që e patëm trashëguar në vitin 2021





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika