Haradinaj: Anëtarësimi në NATO, nevojë urgjente e cila garanton më shumë siguri dhe paqe në rajon

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO, është nevojë urgjente "e cila garanton më shumë siguri dhe paqe në rajon"

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, të martën është takuar me kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, Ilmi Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është nevojë urgjente, teksa ka theksuar se shqiptarët që jetojnë e veprojnë prej vitesh në Amerikë, janë shembulli më i mirë i atdhedashurisë dhe i përkushtimit ndaj kombit.

“Ata kaluan Atlantikun, por lidhjen me atdheun nuk e shkëputën asnjëherë dhe vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm edhe sot në rrugën e integrimeve të Kosovës. Njëherësh ritheksova nevojën e vazhdimit të përkrahjes së tyre për Kosovën, si për zhvillimin ekonomik të saj, ashtu edhe në temat e rëndësishme që na presin në të ardhmen, veçanërisht në procesin e anëtarësimit në NATO, si një nevojë urgjente e cila garanton më shumë siguri dhe paqe në rajon”, ka shkruar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika