Haradinaj: Aplikimi i Kosovës në KE është lajm i mirë

Ramush Haradinaj e ka mirëpritur aplikimin e Kosovës në organizatën e Këshillit Evropian. Ai ka thënë se përveç kësaj, Kosova ka nevojë për liberalizim të vizave dhe për marrjen e statusit kandidat për Bashkim Evropian

Të paalternativë e ka quajtur perspektivën evropiane të Kosovës, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Aplikimin e Kosovës për Këshill të Evropës (KE), Haradinaj e ka mirëpritur duke thënë se ky është një lajm i mirë për vendin.

“Perspektiva evropiane e Kosovës është e pa alternativë. Si vend kemi ecur para drejt përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian dhe kemi marrë notat më të larta në zbatimin e Marrëveshjes Stabilizim Asociimit tash e sa vjet. Aplikimi sot i Kosovës në Këshillin e Evropës, është lajm i mirë për vendin”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në vazhdim, Haradinaj ka theksuar nevojën e shtetit të Kosovës për liberalizimin e vizave dhe pastaj marrjen e statusit të kandidatit për në Bashkimin Evropian (BE).

“Është jetike për ne që Bashkimi Evropian t’ia hapë dyert Kosovës në proceset integruese, duke liberalizuar vizat fillimisht dhe duke i dhënë Kosovës statusin e kandidatit. Kosova natyrshëm është pjesë e familjes evropiane”, ka shkruar Haradinaj.

Ramush Haradinaj dhe Gabriel Escobar

Ndryshe, të mërkuren, lideri i AAK-së është pritur në takim nga emisari amerikan Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë.

Përmes një postimi në Facebook Haradinaj ka bërë të ditur se në takim e ka shprehur përkushtimin e tij për një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj ka reaguar pas njoftimit nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), se Kosova zyrtarisht ka aplikuar në Këshillin Evropian (KE).

Ministrja Donika Gërvalla, ka njoftuar se Kosova pritet të jetë anëtare e plotë e Këshillit Evropian.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika