Haradinaj: Asociacioni nuk është një Republikë Srpska, është një organizim ndërkomunal

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka treguar se shqetësimi i tij sa i përket, Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ka marrë fund pas vendimit të Gjykatës Kushtetues të Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,





Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në të kaluarën ai kishte qenë i shqetësuar me çështjen e Asociacionin të Komunave me shumicë Serbe, por tani nuk është më, pasi ka një vendim të Gjykatës Kushtetues, ku e ka bërë të ndihet i sigurt.

“I kemi fituar disa garanci se Asociacioni nuk është një Republikë Srpska apo diçka e tillë, por është një organizim ndërkomunal në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Kjo na jep një garanci por, duhet kujdes”, ka theksuar Haradinaj gjatë një interviste në emisionin Personale në RTV Dukagjini.

“Në mënyrë se si është e dakorduar, nuk e rrezikon Kosovën. Nuk na sjellë pasoja në funksionim, për shkak se e kemi vendimin e Gjykatës Kushtetues që e definon dhe nuk e lejon të dal mbi ligjet, Kushtetutën, mbi rregullimin tonë të pushteteve, ku nuk ka pushtet të tret por, ka vetëm në nivelin nacional dhe komunal”, ka thënë Haradinaj.

Më tej, ai ka treguar se si duhet të implementohet AKS.

“Don kujdes gjatë gjithë rrugës, edhe kur hartohet statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, edhe kur aprovohet statuti, gjithashtu edhe kur do të ndodhë implementimi, duhet kujdes nga tendenca e Serbisë dhe serbëve që dëshirojnë të ketë dy kuptime të përgjegjësive”, ka theksuar Haradinaj.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika