Haradinaj bën homazhe në Mejë: Këtu pushojnë trupat e shqiptarëve të pafajshëm që ëndërr kishin lirinë e vendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Mejë të Gjakovës, ku pushojnë trupat e 376 të rënëve.

Në një deklarim për media, Haradinaj ka thënë se “në këtë vend pushojnë shpirtat e shqiptarëve të pafajshëm” që ëndërr kishin lirinë.

“Të gjithë këta janë vrarë pa arsyeje, pa asnjë të drejtë. Masakra e Mejës është masakra më e madhe në Kosovë, 376 të vrarë, një pjesë e tyre edhe të marrë në Serbi, po ashtu ka ende të pagjetur. Në këtë vend pushojnë shpirtat e shqiptarëve të pafajshëm të dy besimeve fetare, të gjithë ata që kishin vetëm një ëndërr, lirinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Ai është shprehur mirënjohës edhe ndaj SHBA-ve dhe NATO-s, për ndihmën e ofruar gjatë luftës në Kosovë.

“U jemi mirënjohës të gjithëve dhe përulemi me respekt për ndihmën që na dha bota e përparuar liridashëse, NATO, SHBA. Shpirtat, trupat e të gjithë atyre që ranë për liri do të pushojnë qetë kur Kosova të anëtarësohet në NATO”.

Të enjten e 27 prillit është shënuar 24-vjetori i masakrës në Mejë të Gjakovës.

Në këtë masakër u vranë 376 persona.

Grumbullimi i djemve dhe burrave në grupe nga mosha 15-60 vjeç, filloi në orët e hershme të mëngjesit.

Në një bilanc të tmerrshëm, u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës, duke i ekzekutuar të gjithë djemtë dhe burrat shtëpi për shtëpi.

Atë ditë asnjëri nga të ndalurit nuk arriti të dilte i gjallë nga Meja, dhe pas luftës, trupat e masakruar të tyre, disa u gjetën nëpër varreza masive nëpër Kosovë, kurse të tjerët ka informacion se janë ende diku nëpër Serbi, transmeton KP.

Përkundër kërkesave të familjarëve dhe organizatave të ndryshme në Kosovë, që trupat e tyre të kthehen nga Serbia, kjo gjë është zvarritur nga shteti serb dhe ende nuk është bërë.

Në përkujtim të kësaj ngjarjeje, në orën 13:00 në kompleksin memorial në Mejë, do të mbahen homazhe nga kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika