Haradinaj: Beogradi të heqë dorë nga veprimet destabilizuese, luftërat në Ballkan janë kapitull i mbyllur

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Beogradi duhet që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta “destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë”

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj





Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sulmet e grupeve kriminale ndaj EULEX-it dhe Policisë së Kosovës në veri, janë goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka theksuar se Beogradi duhet që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta “destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë”.

Sipas tij, është investuar shumë për paqen dhe askush nuk do të lejohet ta rrezikojë atë.

“Sot, është momenti i fundit që regjimi në Beograd t’i thërrasë arsyes dhe ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur dhe sovrane dhe këtë ta pranojë edhe në tavolinën e bisedimeve! Luftërat në Ballkan janë kapitull i mbyllur”, ka shkruar ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një konference për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ka thënë se nga ana e Qeverisë së Kosovës nuk është anuluar asnjëherë ndonjë vendim dhe nuk do të anulohet kurrë asnjë vendim.

Ndërsa, për bojkotimin e institucioneve nga ana e serbëve Kurti ka thënë se është bërë me një qëllim.

“Unë besoj që ne po zgjidhim rrugën më të mirë të mundshme. Po del qëllimi i vërtetë i dorëheqjes së policëve të udhëhequr nga Beogradi. Po del që urdhri i Beogradit që të dorëhiqen serbët nga Policia në Kosovë është bërë në mënyrë që kur bandat të qëllojnë mbi uniformat e Kosovës të sigurohet që nuk ka serbë”, ka thënë ai.

Kurti: Asnjë vendim i Qeverisë nuk është anuluar dhe nuk do të anulohet

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika