Haradinaj: Besoj shumë që Kosova e ka vendin në NATO

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova e ka vendin në NATO

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Në përvjetorin e 74-të të NATO-s, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se beson shumë se Kosova e meriton të anëtarësohet në këtë organizatë.

Haradinaj u shpreh se Kosova synon të bëhet pjesë e barabartë e aleancës së shteteve të NATO-s.

“Sot, si Republikë e Kosovës, ne jemi kontribuues me Ushtrinë tonë, në misione ndërkombëtare paqeruajtëse të kësaj Aleance. Si popull i lirë me orientim të natyrshëm euro-atlantik, ne synojmë që të jemi pjesë e barabartë e aleancës së shteteve të NATO-s, udhëhequr nga ShBA-të. Besoj shumë që Kosova e ka vendin në NATO, për të qenë krah miqve tanë për ta ndihmuar paqen dhe lirinë”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Haradinaj e kujtoi kohën kur NATO-ja i doli në ndihmë Kosovës, duke e ndalur gjenocidin serb ndaj shqiptarëve.

“Fuqinë e drejtësisë së kësaj Aleance të madhe, e përjetoi edhe populli i Kosovës, në momentet më vendimtare të historisë së tij për çlirim, për çka jemi mirënjohës përgjithmonë”, tha Haradinaj.

NATO u krijua më 4 prill 1949, me nënshkrimin e Traktatit të Atlantikut të Veriut, i cili ishte krijuar për të ofruar mbrojtje kolektive kundër Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

Qëllimi kryesor i NATO-s është të sigurojë mbrojtje dhe siguri kolektive për shtetet e saj anëtare. Kjo do të thotë se nëse një shtet anëtar sulmohet, konsiderohet si sulm ndaj të gjitha shteteve anëtare dhe ata do të përgjigjen së bashku për të mbrojtur anëtarin e sulmuar.

NATO gjithashtu promovon bashkëpunimin politik dhe ushtarak midis anëtarëve të saj dhe ka qenë e përfshirë në një numër misionesh dhe operacionesh në mbarë botën. Për shembull, forcat e NATO-s u përfshinë në stabilizimin e Ballkanit në vitet 1990 dhe janë përfshirë në luftën në Afganistan që nga viti 2001.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika