Haradinaj: Çështja e demarkacionit nuk kryhet nga një palë

Ramush Haradinaj derisa e ka uruar kryeministrin e Malit të Zi për marrjen e përgjegjësisë së re, ka thënë se çështja e demarkimit të kufirit kryhet atëherë kur ka përputhje midis dy parlamenteve

Ramush Haradinaj- kryetari i AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, teksa e ka komentuar deklaratën e kryeministrit aktual të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili ka thënë se çështja e demarkacionit është e përfunduar, ka thënë se e njëjta nuk kryhet nga një palë.

Haradinaj derisa e ka uruar kryeministrin e Malit të Zi për marrjen e përgjegjësisë së re, ka thënë se çështja e demarkimit të kufirit kryhet atëherë kur ka përputhje midis dy parlamenteve.

“Nuk kryhet kufiri prej një palë, duhet ta kuptojmë këtë, nuk ka kufi që kryhet njëanshëm.  Vetëm kur përputhet se kanë votuar dy parlamentet, vetëm atëherë thuhet se është punë e kryer. Çka kanë votuar ata ne fare nuk merremi, është njëra e palë, por pala jonë e Kosovës ka votuar tre dokumente në të njëjtën kohë”, është shprehur Haradinaj në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini.

Ramush Haradinaj

Sipas tij, hapi i radhës është komisioni, i cili duhet të dalë të shënojë kufirin sepse siç thotë Haradinaj, Kosova ka të drejtë të shënojë kufirin vetëm për atë se çka ka votuar vetë dhe jo Mali i Zi.

“Kjo nëse nuk ka mirëkuptim atëherë kalojmë në etapën tjetër, nëse kryeministri i Malit të Zi nuk dëshiron të hapë çështjen që kemi votuar ne, atëherë kjo na obligon neve që të shkojmë më tutje”, shtoi ai.

Ndërkohë, ish-kryeministri Haradinaj teksa ka vlerësuar vizitën e tij në SHBA si të suksesshme, Haradinaj ka thënë se po mungon iniciativa e Qeverisë së Kosovës për komunikim bilateral me Departamentin e Shtetit.

“Takimi ka ndodhur në kanale zyrtare, biseda atje ishte pikërisht në nivele zyrtare. Mendoj që mungon iniciativa e qeverisë për një komunikim direkt e bilateral me Departamentin e Shtetit. Komunikimi çfare po ndodhë sot që të takohemi me kongresmenë, kjo është një natyrë tjetër e marrëdhënieve, por komunikimi zyrtar dihet si funksionon, adresa e parë për të hyrë në Amerikë është realisht në këtë rast Departameniti i Shtetit. Jam i habitur nga Kurti e Qeveria pse nuk ka ndodhur”, shtoi ai.

Çështja për MCC-në, kush i ka meritat për marrëveshjen e nënshkruar?

Kur pyetet se kush është meritor për marrëveshjen e Qeverisë së Kosovës të nënshkruar me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), Haradinaj ka deklaruar se të njëjtat janë meritë e tij.

Kjo për shkak se siç thotë ai, e njëjta marrëveshje ishte nënshkruar në vitin 2019, në kohën kur Qeveria e Kosovës udhëhiqej nga vetë ai.

“Janë miliarda që na ka dhënë Amerika. Këto pare na janë dhënë në 2019. I kemi nënshkruar në atë vit, mos të ishte Kurti që ka ditur ta vonojë implementimin e atij buxheti ato do të ishin të investuara në gaz e Kurti do të duhej të shkonte të fitonte para të reja”, ka thënë Haradinaj.

“Ajo çfarë i ka ndodhur Kosovës nuk është e keqe. Është zotuar se do t’i fus në rezervat për bateri, që ta ruajë rrymën, për të cilën në rregull jemi, por ish dashur njëhëerë të kemi rrymën e gazit, shumë më në fitim do të ishte Kosova që të investonte paratë në gazsjellës Shkup-Prishtinë e pastaj paratë e reja t’i fus në bateri”, shtoi ai.

Ndërkaq, për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), marrëveshja e Qeverisë së Kosovës e nënshkruar me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), është meritë e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Përmes një reagimi në Facebook, sipas AAK-së programi ‘Compact’ i kësaj marrëveshjeje ishte miratuar në kohën kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër.

“Ky është sukses i përbashkët i qeverisë amerikane dhe ish-kryeministrit Haradinaj. Kjo jo për t’u lavdëruar apo për meritë, por veç për hir të së vërtetës”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Ndërkaq, kjo parti politike teksa ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se marrëveshja e njëjtë do të duhet të nënshkruhej më herët dhe jo pas presioneve të vazhdueshme ndaj tij.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës dhe përfaqësues të Millenium Challenge Corporate (MCC), kanë nënshkruar marrëveshjen për energji, nga e cila Kosova do të përfitojë 236.7 milionë dollarë.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika