Haradinaj: Deçanin do ta bëjmë adresë ballkanike të turizmit dimëror

Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit Kosova Fituese, ka thënë se Deçanin do ta bëjnë adresë ballkanike të turizmit dimëror.

Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë fotografi nga tubimi i koalicionit në qytetin e Deçanit.

“Deçani, xhevahiri i turizmit malor, është ndër qytetet e rralla që rrethohet me bjeshkë që i kanë terrenet më të përshtatshme për sportet dimërore. Do të investojmë dhe do ta shndërrojmë këtë zonë në adresë ballkanike të turizmit”.

“Turizmi dhe bujqësia mund të bëhen shtylla të zhvillimit ekonomik të Komunës, e për realizimin e të cilave do ta ketë edhe dorën e Shtetit. Studentët do të kenë bursa, rinia mbështetje financiare pa kthim nga Shteti për të fillur biznese të vogla, bujqit trefishim të subvencioneve, bizneset partneritet e lehtësira për rritje të biznesit”, ka thënë Haradinaj.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika