Haradinaj: Deklaratat për rritje ekonomike pa fakte janë ofendim për vendin e popullin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se deklaratat pa fakte nga ana e qeverisë për rritje ekonomike janë ofendim për vendin e popullin. Ndër të tjera, ai ka thënë se rritje kanë shënuar vetëm importet e mallrave nga Serbia

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj





Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se deklaratat për rritje ekonomike pa fakte janë ofendim për një vend e për një popull të tërë.

Sipas Haradinajt, rritja ekonomike sipas Bankës Botërore është 3.1 për qind e jo 10.5 siç ka potencuar Qeveria.

Haradinaj ka thënë se inflacioni, poashtu sipas Bankës Botërore, është 19.1 për qind.

“S’ka si të jetë ndryshe, kur janë shtrenjtuar të gjithë artikujt e domosdoshëm për jetesë, e qeveria e ka bllokuar Ligjin e Pagave! E ka bllokuar edhe ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, siç ishte “Kosova e Re” dhe gazsjellësi amerikan, me arsyetime qesharake se megavati prej 80 eurove i dukej i shtrenjtë, e sot, çmimi i tij pothuajse është dhjetëfishuar”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndër të tjera, i pari i AAK-së ka thënë se nga 706 milionë të planifikuara me buxhetin e shtetit për investime kapitale, janë realizuar vetëm një e dhjeta e tyre.

Sipas tij, rritje kanë shënuar vetëm importet e mallrave nga Serbia.

“Rritje kanë shënuar vetëm importet e mallrave nga Serbia. Kjo qeveri e ka kapërcyer çdo parashikim dhe importet nga Serbia prej 174 milionë në vitin 2020, kanë mbërritur në mbi 306 milionë euro, që është për 76 % më shumë nga viti paraprak”.





Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika