Haradinaj dënon ashpër sulmin në Gramsh: Shpresojmë në ndriçimin e ngjarjes

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj teksa e ka dënuar sulmin e rusëve ndaj ushtarëve shqiptarë në Gramsh, ka thënë se shpreson në ndriçimin sa më të shpejtë të ngjarjes

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dënuar ashpër sulmin në Uzinën suhtarake në Gramsh të Shqipërisë.

Dy ushtarë shqiptarë të cilët ishin caktuar me detyrë për ruajtjen e Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh, kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme pasi janë përplasur fizikisht me tre shtetas rusë, të dyshuar si agjentë.

“Dënojmë ashpër sulmin në Uzinën ushtarake në Gramsh të Republikës së Shqipërisë. Urojmë shërim të shpejtë për të dy ushtarët e lënduar e gjithashtu shpresojmë në ndriçimin sa më parë të ngjarjes nga autoritetet e rendit dhe sigurisë në Shqipëri”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ushtarët shqiptarë kanë dëgjuar lëvizje të dyshimta te personat të cilët kanë tentuar të hyjnë fshehurazi në Uzinë në Gramsh, dhe janë afruar për t’i larguar.

Në momentin që janë afruar ka pasur një përleshje fizike mes ushtarëve shqiptarë dhe rusëve, ku njëri prej tyre ka përdorur sprej dhe ka lënë të lënduar ushtarët shqiptarë.

Shtetasit e dyshuar rusë kanë sulmuar me armë kimike ushtarët në Uzinën e Çekinit të Gramshit (ish-uzina mekanike e Armëve).

Tre ushtarë kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Solucioni i hedhur i ka kapur sytë, për pasojë rrezikojnë të verbohen. Ata janë nisur drejt spitalit të Tiranës.

Ushtari ka rrëfyer ngjarjen e ndodhur më 20 gusht në uzinën e Gramshit sesi ishte përballur me të dyshuarit për spiunazh.

Ai ka thënë se ishte spërkatur në fytyrë me sprej neuroparalizues, dhe nga kjo i kishte ikur shikimi dhe kishe pasur djegie në fytyrë për disa minuta.

“Edhe nga fytyra kishim djegie. Shikimi për momentin na iku. Për momentin, por e kapëm të dy dhe e po mbanim poshtë, derisa njoftuam patrullat”, ka thënë ai.

Ushtari i sulmuar nga agjentët në Gramsh: Humba shikimin për një moment

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika