Haradinaj e Gucati në garë për kryetar të OVL-UÇK-së, Parduzi tërhiqet

Ish drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës OVL-UÇK, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj shpallën kandidaturën e tyre për kryetar të kësaj organizate. Derisa, pretendenti tjetër Kapllan Parduzi u tërhoq nga kjo kandidaturë

Ish drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës OVL-UÇK, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj shpallën kandidaturën e tyre për kryetar të kësaj organizate. Derisa, pretendenti tjetër Kapllan Parduzi u tërhoq nga kjo kandidaturë.

Sot në në Kuvendin e pestë zgjedhor OVL-UÇK, pritet që të bëhet zgjedhja e kryetarit.

Në një fjalë rasti, Hysni Gucati tha se kandidaturën e tij për kryetar e shpalli për të vazhduar përkushtimin tij në mbrojtje të vlerave të luftës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .

Ai u zotua se do të kryej punën me dinjitetin në mbrojtjen e vlerave të luftës së UCK-së dhe veteranëve të luftës.

Ndërkaq, Nasim Haradinaj bëri thirrje që për këtë pozitë të zgjidhet më i devotshmi. “Nëse i plotësoj kushtet me devotshmëri iu ftoj për votim” u shpreh Haradinaj.

Ndërsa, Kapllan Parduzi u tërhoq nga kandidatura për pozitën e kryetarit të OVL-UCK-së derisa potencoi se kjo kërkon përgjegjësi dhe është sfidë e madhe.

Sipas tij, viteve të fundit OVL-ja ka qenë inekszitente, siç tha ai duke mos u mbrojtur vlerat e luftës së UCK-së.

Pavarësisht kësaj, ai iu uroj punë të mbarë kundërkandidatëve në procesin e votimit

Ndërkaq, pati kundërshtime sa i përket shqyrtimit, miratimit dhe rregullores për zgjedhje, porse u dakorduan që të futet në rend të ditës me plotësim ndryshime.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika