Haradinaj: E kritikojmë qeverisjen e Kurtit, por e përkrahim propozimin evropian – E përmban njohjen “de jure”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ka kritika të mëdha për qeverisjen e Kurtit dhe mënyrën sesi është zhvilluar procesi i dialogut, porse propozimi evropian duhet të përkrahet edhe nga partitë opozitare

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka kritika të mëdha për qeverisjen e Kurtit dhe mënyrën sesi është zhvilluar procesi i dialogut, porse propozimi evropian duhet të përkrahet edhe nga partitë opozitare.

Lideri i AAK-së ka thënë se e konsideron si arritje të madhe për Kosovën propozimin për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Megjithëse beson se marrëveshja ka mundur të jetë edhe më e mirë me “një kryeministër tjetër”.

Derisa zyrtarët qeveritarë dhe disa analistë po përsërisin se Marrëveshja që pritet të nënshkruhet më 18 mars në Ohër është njohje “de facto” e Kosovës nga Serbia, Haradinaj shkon edhe më tutje.

“Marrëveshja ka njohjen edhe de-jure në planin ndërkombëtar, por nuk e ka njohjen bilaterale me Serbinë. Kjo e arritur është falë aleatëve tanë dhe me siguri reflekton realitetet në rajon e Kosovë. Kjo është një arritur e madhe e aleatëve tanë, kuptohet duke e reflektuar realitetin e Kosovës por edhe të Serbisë, por edhe të zhvillimeve globale, si e arritur e tillë është arritje e madhe për Kosovën”, ka thënë Haradinaj për EO.

“Aleanca dhe unë e përkrahim marrëveshjen e njohur si propozimi franko-gjerman, që është një e arritur e madhe e aleatëve tanë, veçanërisht me ndihmën e Amerikës, e me të cilën ne ndahemi nga Serbia. Kritikë kemi pasur dhe kemi për mënyrën sesi është menaxhuar procesi i dialogut nga kryeministri Kurti, ashtu siç kemi kritika edhe për qeverisjen në vend, mirëpo ne e mbështesim planin franko-gjerman, përkrahur prej Amerikës”, ka thënë tutje Haradinaj.

Por, lideri i AAK-së beson se Kosova ka pasur mundësi të marrë më shumë. “Me siguri, ka pasur mundësi tjera, me Qeveri tjetër e kryeministër tjetër, por në rrethanat në të cilën ndodhemi si Kosovë, është një arritje e madhe”, deklaroi Haradinaj.

Në fund, Haradinaj është shprehur i bindur se marrëveshja do të ratifikohet në Kuvend.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika