Haradinaj: Me propozimin evropian konfirmohet rrugëtimi i Kosovës drejt NATO-s

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se sikurse më 24 mars 1999 që buroi mbështetja nga Amerika për Kosovën, po ashtu buron edhe në planin evropian, duke e shtyrë Kosovën drejt anëtarësimit në NATO

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se pajtohet dhe e  pranon propozimin evropian, pasi siç është shprehur ai, sikurse më 24 mars 1999 që buroi mbështetja nga Amerika për Kosovën, po ashtu buron edhe në planin evropian, duke e shtyrë Kosovën drejt rrugëtimit në NATO.

“Kushdo që ka rrugëtuar dhe ka qenë pjesë e proceseve e di rëndësinë e komponentëve, mbrojtja përveç që buron nga sakrifica e popullit tonë, na erdh nga Amerika dhe NATO më 24 mars 1999, në atë kohë e kemi thënë, Zoti në qiell, Amerika në tokë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se është një avancim i madh i mbrojtjes, sikurse atëherë më 24 mars 1999, edhe sot mbrojtja e Kosovës është e ndërlidhur nga një aleancë me Amerikën dhe NATO-n.

“Rritja e prezencës ushtarake amerikane në Ballkan, vendosja e komandave, rritja e bazave të reja, përkrahja që i jep Amerika forcimit të ushtrisë na bën të besojmë se po hyjmë në një rresht me Amerikën dhe po shkojmë kah anëtarësimi me NATO-n, ecja me marrëveshjen në bazë të planit evropian ka mundësi të ndodhë tash, kemi konfirmim direkt se me këtë marrëveshje kemi rrugëtim drejt anëtarësimit në partneritet për paqe dhe NATO-s, plani evropian është i pranueshëm, përkrahet prej meje dhe prej aleancës, ka të bëjë me ekzistencën tonë, ecjen drejt NATO-s”, ka vijuar Haradinaj.

Tutje, ai ka theksuar se ende nuk është përmbyllur “Bac u kry” dhe duhet të përmbyllet edhe me këtë marrëveshje.

“Nëse dikur kemi vdekur për këtë vend, derisa nuk e kemi përmbyllur ‘BAC u kry’ pa kompetentën e mbrojtjes, nuk është e sigurt Kosova. Në këtë marrëveshje me Serbinë, Kosova të mos kthejë vetën në palën humbëse. Kjo marrëveshje është shkencë e aleatëve tonë që kanë qenë këtu edhe më 24 mars 1999, është plan amerikan”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika