Haradinaj: Ekziston mundësia që Kosova të mbetet një lojtar mjaft simbolik në veri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ekziston mundësia që Kosova të mbetet një lojtar mjaft simbolik në veri, pasi me humbjen e besimit të aleatëve, siç thotë ai, as aktivitetet ligjore nuk mund të realizohen në atë pjesë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova në të kaluarën asnjëherë nuk ka vepruar e vetme, sidomos në fushën e sigurisë, por gjithmonë duke bashkëpunuar me aleatët.

Në emisionin “FIVE”, Haradinaj ka thënë se nëse Kosova vazhdon në këtë drejtim, ekziston mundësia të mbetet një lojtar mjaft simbolik në veri, pasi me humbjen e besimit të aleatëve, siç thotë ai, as aktivitetet ligjore nuk mund të kuptohen drejt në atë pjesë.

“Kosova nuk ka vepruar as në të kaluarën asnjëherë e vetme. Kur kemi pasur bashkëpunim të ndërsjellë, ka pasur rend dhe siguri. Me humbjen e besimit, as aktivitetet ligjore nuk kuptohen drejt, po vjen një situatë ku edhe zbatimin e ligjit do ta kemi të vështirë atje. Imagjinoni kur dobësohet autoriteti i Policisë atje, do t’i kërkohet KFOR-it të bëjë më shumë kujdes në zbatimin e ligjit. Kemi parë raste kur kanë ndërhyrë, ekziston mundësia që Kosova do të mbetet një lojtar mjaft simbolik në veri”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është dashur që sot të dalë me një tweet dhe të konfirmojë se do ta zbatojë planintrepikësh, për të cilin, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, në telefonatën e mbrëmshme tha se duhet të zbatohet me urgjencë për shtensionim të situatës.

Sipas tij, nuk mund të punosh me logjikë të “një aktivisti” me këto nivele të larta.

“Kurti është dashur të dalë me një tweet se do zbatojë planin trepikësh të Blinkenit, në këtë afat kohor, me këtë rezultat nuk është se duhet të shtyhesh dhe të bësh pazar për gjëra të imëta, ka kaluar koha e fiskulturave të vogla, këtyre aktivizmave, nuk mundesh me një logjikë të një aktivisti të punosh në këto nivele, po e humbe besimin, duhet të kthehesh te pikënisja”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar se nëse Qeveria e Kosovës dëshiron të fitojë besimin e aleatëve sërish, duhet të kthehet te tavolina dhe të zbatojë pikë për pikë ato që u kërkohet.

“Nëse në shumë veprime na kanë zënë gabim ose i kemi mashtruar, e kanë të vështirë të kthehen të vlerësojnë rezultatin e drejtë në një rast të caktuar. Kurti e ka humbur besimin e aleatëve, çfarëdo që bën qeveria jonë ata nuk kanë më besim. Situata është e rrezikshme. Duhet të kthehemi aty ku ka filluar humbja e besimit, të kthehemi te tavolina, cdo plan që e kemi bërë me aleatët , të zbatojmë pikë për pikë, të mos u vëjmë thika pas shpine, ti vendosim para aktit të kryer, ne asnjë çështje nuk e kemi zgjedhur vetë, nëse sekretari Blinken e ka vërë fokusin te planitrepikësh, ne duhet ta zbatojmë menjëherë”, ka theksuar ai.

Sipas Haradinajt, Kurti dhe ekipi i tij nuk po e kuptojnë seriozitetin e kësaj situate, pasi siç i kënaqin militantët e vet, po mendojnë se i kënaqin aleatët.

“Kurti dhe ekipi i tij nuk po e kuptojnë seriozitetin e kësaj situate, pasi siç i kënaqin militantët e vet, po mendojnë se i kënaqin aleatët. Edhe Serbia është e detyruar të dëgjojë, Kosova nuk guxon të dalë prej orbitës së sigurisë dhe të veprojë e vetme”.

Haradinaj ka thënë tutje se kjo situatë në të cilën gjendet Kosova, është më e rënda politikisht, të cilën e ka përjetuar vetë ai.

“Amerika dhe sekretari Blinken na kanë ndihmuar të mbajmë kontrollin tërë kohën, qeveria nuk mund të jetë në të drejtën e vet kur humbë aleatë. Unë tani kam përvoja të gjata në politikë, kam dhënë dy herë dorëheqje, por kjo kohë në të cilën jemi është më e rënda që kam qenë ndonjëherë politikisht. Atëherë nuk kishte implikime në çështjen e sigurisë, ne jemi mburrë që jemi kontribuues për paqe dhe stabilitet në rajon, e kemi falënderuar NATO-n, kemi mbërritur prej vendit i mbështetur, mbrojtur në një vend që rrezikon paqen në rajon, qeveria jonë punon pas shpine, është situatë e rrezikshme”, ka potencuar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika