Haradinaj: Faktet po zbardhen, po dëshmohet implikimi i thellë i Serbisë në sulmin terrorist

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se faktet dëshmojnë se Serbia ka qenë e implikuar në sulmin terrorist në veri, andaj duhet të mbetet përgjegjëse

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur shtimin e pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë, duke thënë se kjo tregon vendosmërinë e NATO-s se “terrorizmi nuk kalon”.

“Shtimi i numrit të pjesëtarëve të KFOR-it, brenda mandatit që ka, dëshmon vendosmërinë e NATO-s se terrorizmi nuk kalon. Paqja në Kosovë e në Ballkan është vendosur me shumë dhimbje e tragjedi dhe prandaj nuk do të lejojmë askënd që ta rrezikojë atë”, ka shkruar ai.

I pari i AAK-së ka theksuar se tashmë është e qartë se shteti i Serbisë qëndron prapa sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

“Faktet që po zbardhen përditë dëshmojnë për implikimin e thellë të Serbisë në organizimin e akteve tërroriste në veri dhe shteti i Serbisë nuk mund t’i ikën përgjegjësisë”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se shteti i Kosovës i mbështet të drejtat e të gjitha komuniteteve, në bazë të Kushtetutës, të ligjeve dhe të planit franko-gjerman të mbështetur nga ShBA-ja.

“Si Kosovë qëndrojmë fuqishëm në mbështetje të të drejtave politike të të gjitha komuniteteve, edhe të komunitetit serb, kjo në bazë të Kushtetutës, ligjeve të Kosovës dhe në bazë të planit Franko- Gjerman të përkrahur nga Amerika”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar hetim ndërkombëtar për ta zbardhur skenarin serb në veri të Kosovës.

“Prandaj kërkohet një hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenarët e destabilizimit, jo vetëm të Kosovës por edhe të Ballkanit dhe për te nxjerrur para drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këto sulme terroriste”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika