Haradinaj falendëron gjithë ata që e votuan AAK-në: E kemi thënë që s’ishte rezultati që kemi pritur

Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar dhe ka shkruar se pavarësisht se nuk është rezultati që e ka pritur, nuk harron të falënderon të gjithë ata që më 9 shkurt e kanë votuar AAK-në.

Haradinaj falënderon gjithë ata që e votuan AAK-në: E kemi thënë që s’ishte rezultati që kemi pritur

Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar dhe ka shkruar se pavarësisht se nuk është rezultati që e ka pritur, nuk harron të falënderon të gjithë ata që më 9 shkurt e kanë votuar AAK-në.

Haradinaj ka thënë se pavarësisht numrave, nuk do të rreshtin së punuari për një Kosovë të sigurt e të zhvilluar.

Postimi i plotë:

 Kemi garuar me një vizion të qartë, atë të sigurisë, prej të cilit do të derivonin edhe siguria ekonomike dhe mirëqenia e qytetarit të Republikës së Kosovës. Tashmë jemi deklaruar se rezultatin e kemi pritur ndryshe, por kjo asnjëherë nuk do të thotë se harrojmë të ju jemi mirënjohës përzemërsisht 66 mijë e 256 votuesve të Aleancës. E dimë saktë se, sado që jemi në numër dhe përfaqësim, nuk do të rreshtim së punuari për një Kosovë të sigurt, të zhvilluar e të avancuar ndërkombëtarisht.

Do të jemi këtu, gjithmonë në shërbimin e secilit qytetar, pa përjashtim. Aleanca ka qenë dhe është në kontratë të përjetshme vetëm me qytetarin e Kosovës.

Kosovë, paç ditë të bardha përpara!

I juaji,

Ramush Haradinaj

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika