Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj, ka deklaruar se familja Jashari është zemër e qëndresës, e UÇK-ja tha se është vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes kombëtare.
“Te Prekazi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, aty ku sakrifica arriti kulmin e saj; kujtojmë Epopenë e UÇK-së, të gdhendur përjetësisht në historinë e kombit shqiptar, me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve të flijuar për liri. Familja Jashari është zemër e qëndresës sonë, e lufta e UÇK-së, vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.