Haradinaj: Familjet e heronjve mbajtën gjallë rezistencën ndaj okupatorit dhe trasuan rrugën drejt çlirimit

Ramush Haradniaj ka thënë se “përgjatë historisë sonë të lavdishme, shumë familje dhanë kontribut të çmuar në përpjekjet për liri e pavarësi. Janë ato që mbajtën gjallë rezistencën ndaj okupatorit dhe janë ato që trasuan rrugën për të ardhur deri te liria që e gëzojmë sot”

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në familjen e heroit të kombit, Kadri Bistrica nga Mitrovica

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në prag të përvjetorit të 15-të të pavarësisë së Kosovës, ka thënë se përgjatë historisë së Kosovës shumë familje dhanë kontribut të çmuar në përpjekjet për liri e pavarësi.

Haradinaj tha se këto familje janë ato që mbajtën gjallë rezistencën ndaj okupatorit dhe janë ato që trasuan rrugën për të ardhur deri te liria që gëzon shteti i Kosovës.

“Njëra nga këto familje patriotike, është edhe ajo e heroit të kombit, Kadri Bistrica nga Mitrovica. Nga mosha 20-vjeçare, ai mori pjesë në kuvendet e burrave të Shalës së Bajgorës, ku bëheshin pajtimet e gjaqeve. Në shtator të vitit 1941, Kadriu u zgjodh udhëheqës i forcave vullnetare që mbronin kufirin verior të shqiptarëve. Gjatë betejës së famshme të Cerajës dhe Sllatinës”, ka shkrar Haradinaj.

Haradinaj theksoi se në prag të përvjetorit të 15-të të pavarësisë së Kosovës, “vizitova këtë familje që t’i uroj dhe t’i shpreh mirënjohjen për kontributin e dhënë për lirinë e vendit”.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika