Haradinaj: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë shembul i idealit të lirisë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj në 26-të vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit ka thënë se janë shembull i idealit të luftëtarit të lirisë.

Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se Fehmia dhe Xhevë Lladrovci kanë qëndruar të palëkundur në çdo sfidë të përbashkët.

“Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, themeltarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë shembull i pastër i idealit të luftëtarëve të lirisë. Ata u përballën bashkë me çdo sfidë, duke qëndruar të palëkundur deri në rënien e tyre heroike”, shkroi Haradinaj.

Pata nderin që me Fehmiun e Xhevën të jemi bashkë në shumë momente kyçe të luftës për lirinë e Atdheut. Një prej këtyre momenteve ishte beteja e Qafë Mullarit, në ditën që ra Luani. Fehmiu dhe Xheva vazhduan me guxim luftën çlirimtare, duke qenë shtyllë e saj deri në rënien heroike, në vendin e tyre të dashur, në Drenicë”, shkroi Haradinaj.

Haradinaj kujtoi edhe rënien në altarin e lirisë edhe Shefqet Zeka dhe Fatime Hetemi.

Po në këtë datë ranë në altarin e lirisë edhe bashkëluftëtarët e tyre; Shefqet Zeka dhe Fatime Hetemi.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

Të fundit nga rubrika