Haradinaj fton diasporën të votojë: Numri 137, fitues për Kosovën

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ftuar bashkatdhetarët të votojnë për numrin 137 në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka ftuar bashkatdhetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Haradinaj përmes një adresimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se numri fitues për Kosovën është numri 137.

“Të dashur vëllezër dhe motra në mërgim, nga sot ka filluar votimi për ju me postë. Ju që jeni regjistruar si votues, shfrytëzojeni këtë të drejtë, votoni.

Votoni numrin 137, që është numri fitues për Kosovën. Bashkë jemi fitues”, ka thënë Haradinaj në videon e postuar në Facebook.

Shija e redaktorit

Sot fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për...

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Të fundit nga rubrika