Haradinaj: Hapja e Urës së Ibrit do të ishte përgjigjja më e mirë ndaj Serbisë për” Kuvendin gjithëserb”

"Bashkësia Ndërkombëtare dhe Kosova përgjigjen më të mirë do t’ia jepte Vulinit dhe të gjithëve me mendësi të tillë, me hapjen e Urës së Ibrit", ka deklaruar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ndaj deklaratës të së ashtuquajturës "Kuvendi gjithëserb"

Ramush Haradinaj, AAK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj, ka thënë se hapja e Urës së Ibrit do të ishte përgjigjja më e mirë që Kosova dhe Bashkësia Ndërkombëtare do t’ia jepnin Serbisë.

Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se Serbia dy herë poshtëroi Bashkësinë Ndërkombëtare dhe QUINT-in me të ashtuquajturin “kuvendi gjithëserb”.

“Brenda një jave, Serbia dy herë poshtëroi Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Quintin me të, ku u dhanë deklarata mesjetare e po ashtu edhe Vulin nga Moska me deklaratat e tij mesjetare, të cilat bien ndesh me thirrjet ndërkombëtare për stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, shkroi ai.

“Bashkësia Ndërkombëtare dhe Kosova përgjigjen më të mirë do t’ia jepte Vulinit dhe të gjithëve me mendësi të tillë, me hapjen e Urës së Ibrit”, ka thënë Haradinaj.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika