Nasim Haradinaj nga OVL-UÇK-ja ka diskutuar lidhur me Gjykimin që po bëhet nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, më saktësisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.
Haradinaj deklaroi se Gjykata në Hagë vetëm “drejtësi” nuk ka, teksa ka shtuar se reagimi i ish-presidentit, Hashim Thaçi ndaj Prokurorëve dhe Gjyqtarëve ka ardhur si pasojë e “detyrimeve” pavarësisht këshillave juridike nga avokatët që e përfaqësojnë atë.
“Hashim Thaçin e kanë detyru me shpërthy përkundër këshillave të avokatëve, është e tepërt. E di që ka burgosur politik që i lëvdojnë bukën e detaje të tjera. Po çka po krijohet brenda asaj Gjykate. Ata po na selektojnë brenda popullit tanë. Dojnë me na selektu brenda UÇK-së. Kushti kryesor është me qenë pjesë e UÇK edhe shqiptarë”, deklaroi Haradinaj në “Five” të Dukagjinit.
Haradinaj kritikoj çasjen e drejtësisë që po zhvillohet në Hagë nga Gjykata Speciale, pasi sipas tij nuk janë tri palë por vetëm dy, gjyqtarë e prokurorë një anë e ana tjetër është mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së.
“Gjykata në Hagë mund të ketë gjithçka por vetëm drejtësi nuk ka. Ajo Gjykatë ose organ është ngritur për të mos pasur drejtësi sepse është ngrit në bazë shpifjeve dhe është ngritur për çështje politike. Llogarite unë kam qenë në natyrë tjetër në Hagë, ka pasur shkelje drastike qoftë humane, njerëzore apo procuderale. Në atë Gjykatë, asnjëherë nuk ka që është verdikt themelore, bazë e drejtësisë është barazia e anëve. Gjykatë nuk ka palë, Gjyqtarët janë një palë me prokurorë. Në këtë Gjykatë nuk duhet me qenë jurist i madh, mjafton me qenë edhe pleqnar tanë me i pa se nuk ka tri palë, Gjyqtarë dhe Prokuror janë një palë dhe Mbrojtja tjetër.”, vijoi Haradinaj.
Haradinaj ka kritikuar Gjykatën Speciale se është duke shkelur të gjitha të drejtat themelore të njeriut.
“Deputetët e zgjuar se ky organ, organizatë dhe grup është organ ekonomiko-politiko kriminal”, vijoi Haradinaj.