Kryeministri, Albin Kurti, është “argat” më i mirë dhe se punon me “agjendë” të presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka kritikuar Kurti duke thënë se duke thënë se veprimet e tij nuk janë në favor të Kosovës.
“Krejt agjenda e Kurtit është agjendë e Putinit me largu Kosovën nga NATO. Veprimet e tij nuk janë ndihmës për qëllimet e sigurisë që i ka NATO ndaj Kosovës e ndihmojnë shumë strategjinë e Putinit me vanu përmbylljen e çështjeve të sigurisë në Ballkan’. Kurti është në shërbim të Putinit”, ka thënë Haradinaj, në një intervistë në RTV21.
Haradinaj ka folur edhe për raportet Kosovë – ShBA.
“Dy mënyra që kam bërë punë të mirë duke sqaruar se s’jemi në rrugë me këtë njeri, duke sqaruar se e shohim që agjenda e tij i ndihmon rusit dhe armiqve të Kosovës dhe duke ruajtur një komunikim me aleatët tanë që ta kuptojnë se ndërkombëtarët sepse nuk është Kosova krejt Albin Kurti”, ka theksuar i pari i AAK-së.
Ndryshe, siç kritikon Kurtin, Haradinaj thekson se ShBA-të kanë besim në të sa i përket partneritet të besueshëm.
“Një partner i besueshëm, po e ndjejnë sigurinë kur bashkëpunojnë me një njeri si rasti im qëndrueshmëria, angazhimi”, ka shtuar Haradinaj.
Më tej, Haradinaj është shprehur i bindur se ai është në gjendje për ta anëtarësuar Kosovën në NATO.
“Unë jam në gjendje në kohën më të shkurtër me anëtarësu Kosovën në NATO, ashtu siç e kemi bërë ushtrinë. Asnjë partnerë i Kosovës nuk ka mos besim në AAK-në dhe në mua. SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania nuk kanë mos besim ndaj meje. Kemi ruajtur besimin”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.