Haradinaj i fton veteranët të protestojnë në mënyrë të qytetëruar

Daut Haradinaj i AAK-së u ka bërë thirrje veteranëve të luftës të mobilizohen për protestë, por ka kërkuar nga ta që protesta të mos jetë e dhunshme

Daut Haradinaj, ish-deputet i AAK-së

Daut Haradinaj, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kërkuar nga veteranët e luftës që protestën e paralajmëruar të enjten 16 qershorit ta bëjnë në mënyrë të qytetëruar.

Ai i ka ftuar veteranët që të mobilizohen për protestë, pasi sipas tij, veteranët kanë të drejtë të protestojnë, sepse për atë të drejtë kanë luftuar.

“Ftoj veteranët që nesër të mobilizuar të protestojnë për dinjitetin e mohuar. Protesta le të jetë e qytetëruar”, thuhet në reagimin e tij në Facebook.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të reflektojë, sepse sipas tij, veteranët nuk e meritojnë një trajtim të tillë.

Reagimi i Haradinajt vjen pasi të martën Kuvendi i Kosovës miratoi në parim, me 68 vota për, projektligjin që përcakton pagën minimale. Për kalimin e këtij projektligji kishin votuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Listës Serbe, ndërsa komunitetet e tjera joshumicë abstenuan.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika