Haradinaj i kërkoi ballafaqim Kurtit, përgjigjet qeveria

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar mbrëmë një ballafaqim me kryeministrin Albin Kurti për të krahasuar punën e qeverisjeve të tyre, duke theksuar se ai ka qenë vetëm dy vjet në qeverisje.

“Kam qenë kryetar qeverie në më pak se dy vjet – Kurti është katër. Jam i gatshëm të ballafaqohem me listën e sukseseve të Qeverisë Haradinaj të asaj kohe, ai le t’i nxjerrë edhe dështimet nëse ka pas. Një debat në studio këtu. Dhe ju siguroj se për aq kohë sa ka qeverisur Haradinaj në atë kohë dhe Qeverinë Kurti do ta shihni sa është ndryshimi në mes të listës së sukseseve të asaj qeverie”, ka thënë mbrëmë Haradinaj në “Debat Plus” të Televizionit Dukagjini.

Për këtë kërkesë ka folur sot zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili përmendi një debat që ishte planifikuar në Kuvend me ftesë të AAK-së, por tha se vetë Haradinaj s’kishte qenë prezent.

“Më 24 maj, Kryeministri Kurti e pat shkurtuar vizitën në Londër dhe nga aeroporti erdhi direkt në seancë për përballje. Atë ditë pritej të kishte debat për 3-vjetorin e punës së qeverisë, me ftesë të AAK-së. Në konkluzionet e rezolutës, kërkohej shkarkimi i qeverisë. Debati nuk u mbajt në mungesë të deputetëve të opozitës (vetëm 3 deputetë ishin të pranishëm). Në atë seancë mungoi edhe vetë z. Haradinaj. Tërë dimrin e pranverën këtë vit kanë folur për këtë mocion, prej të cilit hoqën dorë me 24 maj”, ka shkruar Kryeziu.

Madje, Kryeziu thotë se ftesa që iu bë rishtas Kurtit nga Haradinaj është “pakënaqësi me shikueshmërinë e emisioneve ku merr pjesë ai”.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika