Haradinaj i përgjigjet VV-së: Unë jam në çdo milimetër të territorit të Kosovës, në cilën anë jeni ju?

"Por, as atëherë e as sot, s'kanë gjetur te unë aleat të ndarjes, e nuk do të gjejnë kurrë".

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj komenteve dhe pyetjeve të bëra nga zyrtarët e pushtetit lidhur me çështjen e hapjes së urës së Ibrit.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Haradinaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët e kanë pyetur se “nga cila anë e urës” është.

“Nuk është hera e parë që kanë provuar të më pozicionojnë ‘këndej ose andej ure’, duke dashur të ma vendosin kufirin ne mes!

Kanë provuar edhe Pejën të ma ndajnë me lumë, kanë provuar që të ndajnë Mitrovicën me lumë, besa edhe krejt Kosovën duke i vendosur disa kufij të ri, në emër të njëfarë shkëmbimi territorial.

Por, as atëherë e as sot, s’kanë gjetur te unë aleat të ndarjes, e nuk do të gjejnë kurrë.

Albin Kurti, përmes sejmenëve të tij, ma paska bërë një pyetje publike se ‘nga cila anë e urës’ jam unë! Po pse u dashka që unë të jem në njërën anë të urës! Unë jam ku kam qenë gjithmonë, në çdo milimetër të territorit të Kosovës dhe se tek Ura e Ibrit nuk ka dy anë.

Po ju që po pyesni nga cila anë, a po sugjeroni që atë pjesë ta ndani në dysh, apo si e keni hallin?! Ose në cilën anë jeni ju, që ta marrim vesh njëherë e mirë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika