Haradinaj i shpreh ngushëllime familjes së ushtarit italian që vdiq në aksidentin e mbrëmshëm

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes së ushtarit italian të KFOR-it që humbi jetën në aksidentin e mbrëmshëm në Leshan të Pejës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovbës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me vdekjen e ushtarit të KFOR-it mbrëmë në një aksident në Leshan të Pejës.

Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes së ushtarit italian dhe KFOR-it në Kosovës dhe ushtarit të lënduar i ka uruar shërim të shpejtë.

“I pikëlluar nga rasti i djeshëm tragjik ku humbi jetën një pjesëtar i KFOR-it dhe një tjetër mbeti i lënduar”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Misionit i NATO-s në Kosovë, KFOR, përmes një njoftimi ka konfirmuar mbrëmë se viktima e aksidentit në rrugën Prishtinë – Pejë është një ushtar italian.

KFOR-i ka njoftuar se fillimisht ushtari në gjendje të rëndë është transportuar me helikopter drejt Spitalit Amerikan në Prishtinë, ndërsa rreth orës 16:50 i njëjti ka ndërruar jetë.

Lexo dhe: Vdes ushtari i KFOR-it në aksidentin në Leshan të Pejës

“Në makinën e përfshirë në aksident ndodhej edhe një ushtar tjetër, i cili me ambulancë u transportua në spital me një gjendje më të qëndrueshme në “Cam Villago Italia” dhe më pas u dërgua në spitalin ushtarak në Camp Film City për kontrolle të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika