Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për zjarrin në Bjeshkët e Deçanit duke kërkuar kujdes maksimal nga qytetarët.
“Shpërthimi i zjarreve në Bjeshkët e Deçanit, saktësisht në zonën e Kullës së Qelisë, është shqetësues për shkak të përmasave të tij dhe rrezikut që paraqet. Jam në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, dhe falë reagimit të shpejtë të komunës, ekipet e zjarrfikësve dhe shumë qytetarë vullnetarë janë mobilizuar për ta përballuar situatën”, ka shkruar ai në facebook.
Haradinaj ka kërkuar kujdes nga qytetarët, veçanërisht ata që ndodhen pranë zonave të prekura, duke shmangur çdo veprim që mund të përkeqësojë situatën.