Haradinaj: Investimi më i mirë jetësor është ai për liri e për shtet

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ramush Haradinaj, ka theksuar se “investimi më i mirë jetësor është ai për liri e për shtet” edhe se e arritura më e madhe e qytetarëve është kontributi për atdhe, sepse kështu arrihet të ndërtohet shteti i fortë 

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Ramush Haradinaj,

 





Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizitë në familjen e dëshmorit, Daut Paçarizi në Dragobil, ka thënë se “investimi më i mirë jetësor është ai për liri e për shtet”.

Haradinaj ka thënë se e arritura më e madhe e qytetarëve është kontributi për atdheun, sepse kështu arrihet të ndërtohet shteti i fortë.

“Sot kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare, për dëshmorin Daut Paçarizi, për Ferat Shala – Plaku, ndër luftëtarët e parë dhe më në moshë të Brigadës 121 Kumanova, invalidit të luftës, Isa (Hamez) Berisha post mortem dhe për tre martirët e familjes Kastrati, Isufin, Jahirin e Zymerin”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Më pas, në organizim të Nuredin Kastratit dhe Kastriot Berishës, qëndrova në shoqëri të udhëheqësve të shoqatave të dala nga lufta, deputetit Bekë Berisha, ndërmarrësve vëllezërve Blakaj, Ukë e Kastriot, e shumë bashkëluftëtarëve e familjarëve të Dëshmorëve”, ka shuar ai.

Investimi më i mirë jetësor është ai për liri e për shtet. Sa më i fortë që është shteti, si e arritura jonë më e madhe,…

Posted by Ramush Haradinaj on E diel, 2 tetor 2022

Haradinaj ka përfunduar duke thënë se ka takuar bashkëluftëtarë, familjarë të të rënëve për liri, të cilët kanë dhanë shumë e vazhdojnë të japin për shtetin.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika