Haradinaj kërkon hetim ndërkombëtar pas sulmit terrorist në veri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar hetim ndërkombëtar për situatën në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist të ndodhur në orët e para të mëngjesit gjatë të dielës së 24 shtatorit

Ramush Hradinaj, Kryetar i AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar hetim ndërkombëtar për situatën në veri të Kosovës.

Në një shkrim në Facebook, duke komentuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës nga një grup i organizuar dhe uniformuar serb, Haradinaj ka thënë se situata kërkon hetim ndërkombëtar.

Haradinaj poashtu ka deklaruar se Serbia tashmë ka konfirmuar se është e përfshirë në sulmet e armatosura në veri.

“Prandaj në një situatë të tillë është i domosdoshëm një hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenaret e destabilizimit të situatës jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin e Ballkanit”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, të dielën e 24 shtatorit, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku dhe disa mbetën të lënduar.

Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë.
Nga aksioni policor deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë e gjashtë të arrestuar.

Ndërsa janë kapur edhe arsenal armësh, ndërsa disa sulmues të tjerë tashmë është thënë se kanë ikur dhe po trajtohen në spitalet e Serbisë.

Në përkrahje të sulmuesve të vrarë, Serbia ka shpallur ditë zie. Dhe se Serbia nuk ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika