Haradinaj kërkon nga Qeveria të sjellë për miratim Ligjin e Pagave

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria të plotësojë kërkesat minimale të sindikatave. Sipas tij, gjatë kohës kur ishte kryetar qeverie, Ligji i Pagave ishte i dyti sipas rëndësisë duke iu referuar krizës në arsim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe garancia e tyre për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me njohje reciproke, sipas Hradinaj janë shumë të rëndësishme për Kosovën.

Kryetari i AAK-së shtoi se së bashku me qytetarët e Gjilanit kanë bashkëbiseduar edhe për qeverisjen në vend, krizën ekonomike dhe energjetike dhe për problemet lokale të Komunës së Gjilanit.

“Gjilanasit më treguan edhe për problemet e tyre lokale, shqetësimin e thellë për ndërprerjen e projekteve kapitale të nisura që para vitit 2019”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Ramush Haradinaj ka vlerësuar se gjatë kohës kur ishte kryetar qeverie, Ligji i Pagave ishte i dyti sipas rëndësisë duke iu referuar krizës në arsim.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria të plotësojë kërkesat minimale të sindikatave dhe të sjellë për miratim Ligjin e Pagave.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika