Haradinaj kërkon shkarkimin e Qeverisë: Ta nxjerrim Kurtin dhe Kosovën nga drejtimi i gabuar

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga deputetët që të votojnë mocionin që çon te shkarkimi i Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se dialogu dhe qeverisja në Kosovë janë në rrugë të gabuar.

Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvendin e Kosovës, Haradinaj ka kërkuar nga deputetët që të bashkohen e ta shkarkojnë Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

“Rrugë e cila po i shkakton humbje, po i sjell goditje Kosovës. Mund t’i listoj ato humbje dhe goditje për Kosovën. Janë të shumta, i keni dëshmu e shpjegu shumë nga ju. Tani nëse ne në parlament e shohim qeverinë tonë që e udhëheq vendin në drejtim të gabuar dhe i sjell vendit humbje të njëpasnjëshme, si të veprohet ju lutem? Nëse dikush prej nesh ende shpreson që qeveria Kurti do ta nxjerrë Kosovën nga drejtimi i gabuar, drejtimi humbës e nga sanksionet, jam i bindur se do të dalë gabim. Nuk besoj që duhet të presim që ai që e ka sjellë Kosovën në pozitën e të ndëshkuarit, goditjeve, humbjeve të njëpasnjëshme edhe në planin e brendshëm të sigurisë dhe të atij ndëkrombëtar, të shpresojmë që ai do ta nxjerrë”, u shpreh ai.

Sipas tij, nëse vazhdohet të heshtet në këtë situatë, që Haradinaj e përshkruan si jo të mirë, “për fat të keq po bëhemi bashkëpjesëmarrës të përkeqësimit të situatës në vend”.

“Besoj që është detyrë e parlamentit ta nxjerrë Kurtin dhe Qeverinë Kurti nga drejtimi i gabuar, detyrë e të gjithë deputetëve. Ne si parlament duhet t’i marrim përgjegjësitë. Ne që ia kemi dhënë besimin Qeverisë Kurti, ju lutem shqyrtojeni se a është në rregull që të vazhdohet në drejtim çfare e kemi në vend apo të gjithë ne ta ndihmojmë Kosovën, Kurti, me mocion, ta shkarkojmë Qeverinë Kurti. Ta nxjerrim Kurtin dhe Kosovën nga drejtimi i gabuar”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika