Në shënimin e tre dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar reflektim si shoqëri mbi guximin dhe përpjekjet e tyre në përballjen e sfidave.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë thirrje që të ndahet dashuria, respekti e përkrahja bashkë me personat me aftësi të kufizuar.
“Sot në shënimin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, të reflektojmë si shoqëri mbi guximin dhe përpjekjet e tyre në përballjen e sfidave të paimagjinueshme çdo ditë”.
“Të ndajmë dashurinë, përkrahjen dhe respektin tonë, dhe të punojmë së bashku për vazhdimin e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri, për zhdukjen e të gjitha paragjykimeve, heqjen e barrierave dhe krijimin e një ambienti që do të ofronte kushtet për një jetë sa më të lumtur për ta”, shkroi Haradinaj në Facebook.