Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj bëri të ditur se asaj ia ka shprehur shqetësimet e tij për acarimin e raporteve me aleatët ndërkombëtarë.
Haradinaj para gazetarëve tha se ka kërkuar nga Osmani që ta kthej besimin te aleatët, në mënyrë që të ndalen ndëshkimet për Kosovën.
Po ashtu, Haradinaj njoftoi se presidentes ia ka theksuar nevojën e deesakalimit të situatës në veri.
“Biseda ishte e hapur, i shpreha shqetësimet për situatën, shqetësimet e mija për humbjen e besimit të partnerëve tanë, për ndëshkimet që po merr Kosova, për vështirësitë që do t’i kemi nëse nuk dalim nga kjo gjendje. I kërkova Osmanit që të veprojë në përputhje me mandatin e vet, që ta kthejë besimin me aleatët tanë, të ndalen ndëshkimet, të ndodh një deeskalim i situatës në veri, t’i kthehemi te arriturave të dialogut, marrëveshjes së Ohrit dhe Brukselit”, ka thënë Haradinaj.
Rruga e vetme sipas Haradinajt, është që Kosova të ketë raport të mirë dhe t’i përkrah raportet me ndërkombëtarët.