Haradinaj: Kosova duhet të ketë siguri të përjetshme, antarësimi në NATO prioritet

Ramush Haradinaj kandidat i Koalicionit për “Kosovën Fituese” ka thënë se asnjë vend i NATO-s nuk ka qenë kundër Ushtrisë së Kosovës derisa ka shtuar se gjatë qëndrimit të tij në SHBA ditë më parë ka zhvilluar takime të shumta.

Haradinaj në programin qeverisës dhe në premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore ka thënë se nëse ai do të jetë kryeministër i vendit, Kosova do të anëtarësohet në NATO gjatë mandatit të tij.

Ai ka thënë se qëllimi i Kosovës është të ketë siguri të përjetshme.

“Kamë pas takim pune në Pentagon, pas betimit të presidentit Trump, në tavolinë kanë qenë një numër i caktuam i njerëzve dhe me ta e kemi diskutuar çështjen e avancimit, të ecjes përpara me ‘Planin Aksional’ dhe të modelit se si Kosova të anëtarësohet në NATO”, ka thënë ai.

“Është mirëprit ky angazhim në nivel të Pentagonit krejtësisht, pra krejtësisht pa asnjë pengesë… edhe në Departament të Shtetit është mirëprit ky angazhim, në Senat e Kongres”.

“Tani presidenti Trump është me një agjendë shumë të madhe në dorë, duhet të bëhet një luftë nga ana jonë me ja marr pak zemrën, në kuptimin që me i hy në qejf ne atij që mundësisht me përshpejtua këtë proces, me dinamizu ose me marr njëherë në dorë”, është shprehur Haradinaj.

 Mirëpo, sipas tij për të arrit kjo në tavolinën e Trump duhet të kemi kualifikime duke mos lejuar mundësinë e keqkuptimit por të avancimit.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika